Këto ushqime e dëmtojnë trurin
Truri i njeriut është organi më i rëndësishëm për sa i takon inteligjencës, vigjilencës, kujtesës, performancës profesionale dhe artistike, etj. Ushqyerja është mënyra e vetme, me anë të së cilës truri furnizohet me elementët e nevojshëm për funksionimin normal të tij. Për këtë arsye, duhet të dimë të zgjedhim produktet ushqimore të dobishme për trurin, dhe të evitojmë sa më shumë që të mundemi produketet e dëmshme në këtë drejtim. Më poshtë mund të informoheni mbi ushqimet kryesore që dëmtojnë trurin.
Kripa
Konsumimi i sasive të mëdha të kripës në ushqim ka rezultuar i dëmshëm jo vetëm për funksionin e zemrës dhe presionin e gjakut, por edhe për disa funksione të veçanta të trurit, si aftësitë njohëse dhe ato për të reflektuar ndaj situatave, individëve dhe fenomeneve të caktuara.
Alkooli
Alkooli është një produkt tepër i dëmshëm për organizmin në përgjithësi, dhe në veçanti për trurin, ku shkakton dëme të parikthyeshme.
Pijet me gaz dhe lëngjet e gatshme të frutave
Efekti i dëmshëm i tyre mbi trurin është rezultat i sasive të mëdha të sheqerit, por edhe të kafeinës që ato përmbajnë.
Ushqimi fast-food
Studimet kanë provuar që ushqimet e tipit fast-food, të tilla si hamburgerat, hot-dog, sufllaqet, sanduiçët, patatet e skuqura, picat, etj. shkaktojnë efekte negative në tru. Përdorimi i shpeshtë i tyre përgjithësisht shoqërohet me shkallë më të lartë të riskut për të shfaqur gjendje ankthi ose depresion.
Ngjyruesit artificialë
Është fjala për elementët ngjyrues që gjenden në pijet me ngjyrë apo në produkte të ndryshme ushqimore. Studimet kanë treguar që konsumimi i sasive të tepruara të tyre dëmton aftësitë njohëse të trurit të njeriut.