Pse Zinku është i rëndësishëm për femrat?
Zinku është një mineral që ka rezultuar i suksesshëm tek femrat me akne, me sindromën e ovarit polikistik, me dhimbje menstruale dhe me probleme të tjera hormonale.
7 përfitimet e zinkut
Pakëson inflamacionin dhe përmirëson dhimbjen menstruale
Zinku ka veti të fuqishme anti-inflamatore, prandaj lehtëson dhimbjen menstruale. Gjithashtu, kjo veti ka bërë që zinku të jetë pjesë e rëndësishme e protokollit të trajtimit jomedikamentoz të Endometriozës.
Rregullon ciklet menstruale dhe ndihmon PCOS
Zinku ushqen folikujt e vezoreve dhe kështu mundëson ovulacionin. Ovulacioni i rregullt është e vetmja mënyrë për të patur cikle të rregullta menstruale dhe një nivel të mirë të estrogjenit dhe progesteronit. Vezoret tuaja e duan zinkun!
Bllokon androgjenet e tepërta (testosteronin)
Zinku pengon enzimën 5 alfa-reduktazë dhe për këtë arsye pakëson konvertimin e testosteronit në dihydrotestosterone (DHT). Kjo është një mënyrë sesi ai trajton simptoma të PCOS, si puçrrat dhe hirsutizmi (qimet e fytyrës). Mënyra tjetër me të cilën trajton hirsutizmin është edhe frenimi i prolaktinës së tepërt.
Pastron fytyrën
Zinku eshte nje ilaç perfekt per aknet. Përveç bllokimit të androgjeneve të tepërta, ai vret bakteret dhe hap poret, duke ulur prodhimin e keratinës. Zinku vepron më mirë kur kombinohet me një dietë anti-akne.
Ruan kolagjenin
Zinku ruan integritetin e kolagjenit në indin lidhor dhe tek flokët, dhe është veçanërisht i mirë për rastet me rënie të flokëve si pasojë e sëmundjeve të tiroides. Së bashku me selenin, zinku është thelbësor për sintezën dhe aktivizimin e hormoneve të tiroides. Në fakt, zinku është i lidhur ngushtë me hormonet e tiroides: ai i nxit ato, dhe nga ana tjetër, këto hormone nxitin përthithjen më të mirë të zinkut nga organizmi.
Ndihmon kortizolin
Zinku është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të hipokampit, i cili është pjesë e trurit që rregullon boshtin hipotalamus-hipofizë-mbiveshkore, ku prodhohet edhe kortizoli, hormoni kundër stresit.
Siç e shohim, ky mineral ndihmon në funksionimin korrekt të të gjitha gjendrave hormonale të trupit të femrës.