top of page

Ushqime të dobishme për duhanpirësit


Pirja për kohë të gjatë e duhanit shkakton efekte të dëmshme në organizëm. Në kushtet e vështirësisë për të hequr dorë nga ky zakon aspak i shëndetshëm, të paktën mund të përpiqeni të konsumoni ushqime që parandalojnë ose reduktojnë në njëfarë mënyre pasojat negative të nikotinës, veçanërisht në mushkëri.

Më poshtë mund të njiheni me disa ushqime të dobishme në këtë drejtim, të renditura sipas rëndësisë së tyre.

  • Xhinxheri

Ndihmon jashtëzakonisht në lehtësimin e shqetësimeve që shkakton nikotina, pasi eleminon toksinat nga gjaku. Fakti më interesant është që ky produkt, kur konsumohet në formën e tij natyrale, pra të papërpunuar, largon dëshirën për nikotinën, duke ndihmuar në heqjen e varësisë ndaj saj. Për këtë arsye, pini sa më shumë caj xhinxheri që të harroni duhanin!

  • Boronica e kuqe

Efekti i këtij produkti në organizëm ngjan me atë të nikotinës. Gjithashtu, aciditeti i saj ndihmon në eleminimin e shpejtë të nikotinës nga trupi. Këto janë dy arsye të forta për ta konsumuar sa më shumë të mundeni boronicën e kuqe!

  • Shega

Është një produkt i pasur me antioksidantë, që nxit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve), duke përmirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut, dhe për pasojë shkallën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të indeve të ndryshme. Këto efekte lehtësojnë shqetësimet e shkaktuara nga nikotina, si rritja e presionit të gjakut apo shtimi i rrahjeve të zemrës.

  • Agrumet

Dobia e limonit dhe portokalleve, pra e agrumeve, buron nga përmbajtja e tyre e lartë në vitaminën C dhe acidin citrik. Këto dy elemente luftojnë dëmin që mund të shkaktojë nikotina e duhanit në indet trupore. Për këtë arsye, agrumet konsiderohen tepër të dobishme për organizmin tuaj, nëse jeni duhanpirës.

  • Brokoli

Në sajë të nivelit të lartë të vitaminave B5 dhe C, brokoli konsiderohet aleat i shkëlqyer për duhanpirësit. Kompleksi i vitaminave B është përgjegjës për rregullimin e disa proçeseve të rëndësishme në trupin tuaj. Mungesa e tyre bën që trupi të mos ju përgjigjet ashtu si duhet në situata stresi. Konsumimi i brokolit ju rregullon jo vetëm metabolizmin, por ju pastron dhe ju mbron mushkëritë nga toksinat, një ndër të cilat është edhe nikotina e duhanit.

  • Spinaqi

Spinaqi përmban acid folik ose e thënë ndryshe vitaminë B9, që njihet si vitamina që pastron trupin. Duhanpirësit kanë shpesh probleme me gjumin gjatë natës, që i shkakton nikotina pikërisht për shkak të mungesës së acidit folik. Acidi folik është një element shumë i rëndësishëm për një trup të shëndetshëm.

  • Karota

Nëse jeni një duhanpirës kronik, sa herë pini duhan gjatë ditës pakësoni vitaminën A dhe C në gjak. Rrjedhimisht ju dëmtoni qelizat nervore, qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e trurit. Nëse doni mirëfunksionimin e këtyre strukturave, konsumoni karrota për të furnizuar trupin me vitamina A, C dhe K.

  • Frutat e thata arrore

Të tymosësh duhan, do të thotë të ngushtosh venat e gjakut. Për ta parandaluar ose luftuar këtë fenomen, pra për të rritur elasticitetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, konsumoni fruta arrore (arra, lajthi, bajame) të cilat ju japin vitaminë E. Frutat arrore gjithashtu ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës kur të plakeni.

  • Sallata jeshile

Sa më shumë sallatë jeshile të konsumoni, aq më pak keni shanse të sëmureni nga kanceri. Ajo është një burim i mirë isothiocyanatesh dhe shumë anti-oksidantësh të tjerë, të cilët jua largojnë nikotinën nga trupi juaj.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page