top of page

Ushqimet që mbajnë larg kancerin e gjirit


Ende nuk njihet ndonjë dietë e veçantë që të mund të pengojë shfaqjen e kancerit të gjirit. Megjithatë, sipas studiuesve, më i rëndësishëm se përdorimi i ndonjë suplementi ose vitamine, është konsumimi i disa produkteve ushqimore që mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Ushqimet më të dobishme për parandalimin e kancerit të gjirit janë:

  • Farat e lirit

Mund të konsumohen në formë të bluar ose në formën e vajit. Acidet yndyrore omega-3 dhe fibrat që ato përmbajnë luajnë rol mbrojtës kundër qelizave kanceroze, që janë përgjegjëse për kancerin e gjirit. Mund t’i shtoni ato në lëngun e perimeve ose në përbërje të sallatave të ndryshme.

  • Frutat e thata

Një alternativë e shkëlqyer për të siguruar proteinat e nevojshme, krahasuar me proteinat me origjinë shtazore. Përveç proteinave, që luftojnë inflamacionin, ato përmbajnë edhe shumë selen, fibra dhe elemente fitokimike, që luftojnë inflamacionin, forcojnë sistemin imunitar dhe parandalojnë rritjen e tumoreve në trup. Gjithashtu, frutat e thata përmbajnë edhe acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e kancerit të gjirit, por edhe në ngadalësimin e rritjes së tij, si dhe në menaxhimin e tij pas diagnostikimit. Nuk keni nevojë për sasi të mëdha, mjafton vetëm një grusht i mbushur me arra të qëruara, bajame, lajthi ose stika, gjithmonë në hapësirën midis vakteve.

  • Molla

Një mollë në ditë mund t’ju mbajë larg kancerit të gjirit, por ka një sekret. Nëse normalisht e qëroni mollën dhe lëkurën e saj nuk e konsumoni, duhet ta dini që po flakni në mbeturina një burim të pasur antioksidantësh, fibrash dhe elementesh të tjera të dobishme që mund t'ju mbronte nga kanceri. Studimet eksperimentale tregojnë se lëkura e mollës në të vërtetë mund të luftojë përhapjen e qelizave të kancerit. Prandaj nga sot bëni mirë që t'i shtoni mollët në listën tuaj për parandalimin e kancerit të gjirit, dhe t’i konsumoni me gjithë lëkurë, sigurisht pasi t’i keni larë mirë.

  • Hudhra dhe qepa

Tepër të pasura me kompleksin e quajtur "allium", hudhra dhe qepa kanë rezultuar të suksesshme në ngadalësimin e rritjes së tumorit dhe uljen e rrezikut të kancerit të gjirit, ashtu si edhe të formave të tjera të kancerit, si kanceri i zorrës së trashë dhe prostatës. Përtypja e një thelpi hudhre çdo mëngjes mund t’ju mbajë larg kancerit!

  • Shega

Shega është shumë e rekomanduar për parandalimin e kancerit të gjirit, pasi njihet si një burim i pasur i antioksidantëve. Ajo përmban polifenol - një acid elagik me veti anti-oksidative që parandalon rritjen e kancerit. Përfshijeni këtë frut të shijshëm në dietën tuaj dhe zbuloni përfitimet e shkëlqyera shëndetësore.

  • Perimet me gjethe jeshile

Nga lakra kale, brokoli, spinaqi dhe sallata jeshile, zarzavatet me gjethe të gjelbër janë konsideruar si "një burim" për të gjitha lëndët më të mira ushqyese që trupi ka nevojë për të luftuar qelizat kanceroze. Bëhet fjalë për fibrat, vitaminat B, fitonutrientet, klorofilin etj. Zarzavatet Cruciferous, të tilla si brokoli, janë të pasura me sulforophane dhe indole, të cilat luftojnë kundër një sërë kanceresh, përfshirë atë të gjirit, fshikëzës së urinës, prostatës, kancerit të mushkërive dhe limfomës.

  • Frutat e pyllit

Frutat e pyllit përmbajnë nivele të larta të fitonutrientëve dhe antioksidantëve, që reduktojnë pa dyshim faktorët e rrezikut të shumë sëmundjeve. Ato duhet të përfshihen në planin tuaj të të ushqyerit kundër kancerit, pasi janë gjithashtu të pasura me energji, vitamina, minerale dhe antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se boronicat, në veçanti, luajnë rol të madh në menaxhimin e kancerit të gjirit duke rritur efektshmërinë e Tamoxifenit, medikamentit të përshkruar shpesh për luftimin e qelizave të kancerit të gjirit.

  • Çaji jeshil

Konsumi i rregullt i tij ka rezultuar i lidhur me incidencën më të ulët të kancerit të gjirit. Fito-elementët e tij kanë shumë përfitimet shëndetësore. Një deri në dy gota çaj jeshil çdo ditë mund t'ju ndihmojë të mbani larg kancerin e gjirit.

  • Specat

Ato kanë disa fitonutrientë ose lëndë ushqyese që ndihmojnë në luftimin e kancerit. Specat Chili dhe ato Jalapeno kanë capsaicin (një komponent aktiv i specave djegës) që luftojnë rritjen e qelizave të kancerit. Ato janë në të vërtetë një ushqim shumë i shëndetshëm për zemrën, me potencial të lartë mbrojtës kundër atakut në zemër. Specat e gjelbra janë të pasura me klorofil, i cili mund të lidhet me substancat karcinogjene që shkaktojnë kancerin, që gjenden në zorrë. Specat e kuq kanë kapsaicinë dhe karotenoide antioksiduese.

  • Shafrani

Një erëz që përmban një substancë të quajtur kurkumin, e cila mund të pengojë shumë lloje të qelizave të kancerit, përfshirë ato të gjirit, stomakut dhe zorrëve, mushkërive dhe kancerin e lëkurës. Shumë pak shafran në dietë lufton shumë qeliza që shkaktojnë kancer.

  • Veza

Vezët përmbajnë çdo vitaminë të njohur për njerëzit (përveç vitaminës C). Sipas një studimi amerikan që përfshiu më shumë se 3.000 gra, Kolini, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet me shumicë tek veza, shoqërohet me një rrezik të reduktuar prej 24 për qind të kancerit të gjirit,. Kjo lëndë ushqyese esenciale, e gjetur në të verdhën e vezës, është e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të qelizave. Instituti Amerikan i Mjekësisë këshillon se gratë duhet të synojnë konsumin e 425 miligramëve të kësaj substance në ditë; e verdha e një veze të madhe përmban 126 miligramë kolin. Burime të tjera të kolinës përfshijnë peshkun, pulat, mishin e derrit, të lopës, brokolin dhe drithërat. Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar vezën është ajo e papërpunuar, pra jo e gatuar.

  • Kërpudhat

Kërpudhat kanë qenë konsideruar prej kohësh një burim i fuqishëm i lëndëve të shumta ushqyese, e megjithatë ne i injorojmë në të përditshmen tonë. Një studim i publikuar në vitin 2010 zbuloi se sa më shumë kërpudha të konsumohen, aq më i ulët është rreziku për kancer të gjirit tek gratë që janë në fazën e paramenopauzës. Mes të tjerash, ato përmbajnë antioksidantë të tillë si L-ergotioneine, që mund të ofrojnë mbrojtje kundër kancerit në përgjithësi.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page