top of page

Shenjat që tregojnë se mund të keni sëmundje autoimune


Sëmundjet autoimune prekin 5-10% të popullsisë në botë, rreth 50 milionë njerëz në SHBA, ku pjesa më e madhe janë femra (10 herë më tepër se meshkujt). Ato konsiderohen një ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjes tek femrat nën moshën 65 vjeç. Shumica e njerëzve nuk e dinë sesa serioze janë këto sëmundje të kohëve moderne, ku trupi shkatërron vetveten.

Sëmundjet autoimune mund të jenë të tipeve të ndryshme, si artriti reumatoid, lupusi, diabeti i sheqerit i tipit 1, sëmundjet e tiroides (në formën Graves ose Hashimoto), psoriaza, skleroza multiple, etj.

Në varësi të organit të prekur, ato shkaktojnë tipe të ndryshme simptomash, që përfshijnë të gjithë organizmin, në formën e tyre të lehtë deri të rëndë. Rëndësi të veçantë për të tilla sëmundje ka diagnostikimi sa më i hershëm, pasi një trajtim korrekt mund të ngadalësojë ritmin e përparimit të proçesit autoimun, pra shkallën e inflamacionit indor.

Për t’ju ndihmuar sa më shumë në këtë drejtim, po ju njohim më poshtë me shenjat kryesore, të cilat mund t’ju tregojnë që keni një sëmundje autoimune:

1. Dhimbje të kyçeve dhe/ose të muskujve

2. Pafuqi ose dridhje trupore

3. Rënie në peshë ose shtim në peshë në mënyrë të pashpjegueshme

4. Pagjumësi ose përgjumje e vazhdueshme

5. Mostolerim të nxehtësisë ose të të ftohtit

6. Rrahje të shpejta ose të ngadalta të zemrës (mbi 100 ose nën 60 rrahje në minutë)

7. Skuqje të lëkurës apo puçrra në të, ose shfaqja e një njolle të kuqe në formën e fluturës në zonën e hundës dhe faqeve.

8. Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit

8. Vështirësi për t’u përqëndruar

9. Lodhje e vazhdueshme trupore

10. Rënie e vazhdueshme e flokëve

11. Shfaqja e njollave të bardha në lëkurë

12. Dhimbje barku

13. Konstatimi i gjakut ose mukusit (sekrecioneve) në jashtëqitjet

14. Diarre ose kapsllëk i vazhdueshëm dhe i pashpjegueshëm

15. Ulçera në zonën e gojës

16. Tharje e syve, gojës ose lëkurës

17. Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në duart apo këmbët

18. Aborte spontane

19. Mpiksje të gjakut


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page