top of page

Magjia e lëngut të shegës


Një seri studimesh të kohëve të fundit tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës dhe të nxisë “vetëvrasjen” e qelizave kanceroze, duke penguar veprimtarinë e faktorëve te rritjes , të cilët janë përgjegjës për rritjen e masës kanceroze.

Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kancerit të lidhur me hormonet, si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar enzimën aromatazë, që është përgjegjëse për prodhimin e egzagjeruar të estrogjenit.

Shega është shumë e pasur me antioksidues, sidomos lëngu dhe lëkura e saj. Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më e fuqishme se ajo e verës së kuqe apo çajit jeshil. Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë (në laborator) nga 30% – 100%. Konsumimi i lëngut të shegës për një periudhë 6 mujore nga minj eksperimentalë me kancer të mushkërive, ka rezultuar në ulje me 66% të masës tumorale. Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kancerit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumimi i shegës, dhe veçanërisht i lëngut të saj, ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page