7 ushqimet më të mira për meshkujt mbi 50 vjeç
Nëse doni të dini sekretin për të evituar vizitat tek mjeku, duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit që konsumoni. Për fat të keq, me kalimin e moshës meshkujve u rriten shanset për të patur probleme shëndetsore, si psh. presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, sheqer të lartë në gjak, kancer të prostatës, etj. Megjithatë, të gjitha këto sëmundje janë të evitueshme nëpërmjet përmirësimit të dietës, duke u përqëndruar në ushqime të dobishme për shëndetin dhe që zvogëlojnë gjasat për sëmundje të rënda.
Më poshtë mund të njiheni me 7 ushqimet më të mira për meshkujt mbi 50 vjeç dhe me arsyet pse duhet t’i shtoni ato në dietën tuaj…
Kërpudhat
Kërpudhat luajnë rolin e mishit në një pjatë gatimi, madje kanë edhe një shije, që shumë njerëz e pëlqejnë. Kërpudhat përmbajnë vetëm 20 kalori për racion, dhe përmbajnë kalium që ndihmon në kompensimin e efekteve të natriumit, pra në uljen e presionit të gjakut. Shtojini kërpudhat në dietën tuaj, në formë të zier ose të pjekur, ose në përbërje të sallatave të ndryshme.
Qershitë
Në sajë të një substance të njohur si antocianina që ato përmbajnë, kanë njëherësh efekt antioksidant dhe antiinflamator. Kjo substancë përmirëson shërimin e shpejtë të muskujve, lufton inflamacionin, stresin oksidativ te shkaktuar nga stërvitja, pakëson dhimbjet e osteoartritit dhe të krizave të gutës, si pasojë e nivelit të lartë të acidit urik në gjak. Personave që stërviten rregullisht, veçanërisht atletëve, u rekomandohet të pijnë lëng të freskët qershie për të zvogëluar inflamacionin nga seancat e fuqishme të trajnimit. Shtojini qershitë në dietën tuaj, shijojini qershitë e freskëta gjatë sezonit të tyre nga prilli deri në gusht. Për të përfituar nga efektet e tyre të dobishme, duhet të konsumoni të paktën 10 qershi në ditë. Gjatë pjesës tjetër të vitit këshillohet të pihet lëng qershie me ngjyrë të errët, që ndihmon edhe në përmirësimin e gjumit.
Vezët
Ndërsa rritemi, masa e muskujve zvogëlohet. Vezët janë një burim i madh proteinik dhe kjo mund të ndihmojë në periudhat kur kemi pakësim të masës muskulore. Vezët duhet të konsumohen në sasi të kontrolluara sepse luajnë një rol mjaft të madh në dietën tonë. Ato përmbajnë luteinë, që mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit makular, një gjendje e syrit që mund të shkaktojë verbim. Shtojini vezët në dietën tuaj, shijojini vezët në mëngjes, drekë ose darkë. Gatuajini në mënyra të ndryshme dhe do t’ju ndihmojnë të keni energji gjatë ditës.
Manaferrat
Manaferrat pengojnë inflamacionin, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e disa lloje kanceresh. Nëse i përfshijmë në dietën tonë, si frut ose në formë lëngu, manaferrrat parandalojnë kancerin e ezofagut me rreth 30-70% dhe kancerin e zorrës së trashë deri në 80%. Shtojini ato në dietën tuaj, konsumojini në formën e frutit të freskët, në përbërje të sallatave, të përziera me kos ose më drithëra.
Kefiri
Bakteriet që popullojnë natyralisht zorrët tona, të njohura me termin “mikrobiota e zorrëve”, po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e komunitetit shkencor. Nga kërkimet rezulton se ato mund të jenë çelësi i një shëndeti të mirë, pasi lidhen direkt me funksionin e sistemit imunitar, mënyrën sesi përthithim lëndët ushqyese dhe madje si rregullojmë gjendjen shpirtërore. Kefiri është qumësht i fermentuar me prebiotikë dhe probiotikë, që mund të ndihmojnë në nxitjen e mikrobiotës së shëndoshë të zorrës. Probiotikët jane bakteret e mira, dhe prebiotikët janë përbërësit e ushqimit që i ushqejnë ato. Pra kefiri është një ushqim simbiotik që do të thotë që i përmban të dyja, bakteriet plus burimin e ushqimit të bakterieve. Kefiri mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të tretjes, ndihmon në reduktimin e inflamacionit, dhe redukton nivelin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet. Shtojeni në dietën tuaj kefirin, në formën e kosit të lëngshëm, të përzier me drithëra ose në përbërje të lëngut të perimeve. Duke konsumuar 1 herë në ditë kefir trupi do të funksionojë më mirë.
Avokado
Avokado është e pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, që mund të ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të ulët të kolesterolit, një arsye kjo me vlerë për njerëzit në moshë. Një avokado mesatare ka rreth 230 kalori, por gjithashtu ka 10 gramë fibra dhe rreth 20 gramë yndyrna. Gjithashtu, avokado ka rezultuar e lidhur ngushtë me humbjen e peshës dhe mban në nivele të ulëta inflamacionin. Shtojeni avokadon në dietën tuaj, qoftë si frut të vetëm, qoftë edhe në përbërje të sallatave, omëletave, sanduiçit ose takos.
Fasulet
Këto kokrra te vogla me përmbajtje të lartë proteinike japin shumë përfitime në gjak, gjë që mund të ndihmojë në mbajtjen larg të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Personat që konsumojnë fasule çdo ditë, kanë nivele më të ulëta të kolesterolit të keq, pra më pak rrezik për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Tek personat me diabet tip 2 që konsumojnë një filxhan fasule çdo ditë gjatë 3 muajve janë konstatuar përmirësime të ndjeshme të presionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak. Shtojini fasulet në dietën tuaj, një filxhan fasule të gatuara kanë rreth 225 kalori, 15 gramë proteina, 13 gramë fibra, dhe 1 gram yndyrë. Kjo është një arsye e fortë për t’i shtuar ato në gatime të ndryshme.