top of page

Ushqime që përkeqësojnë dhimbjet e kyçeve


Dhimbjet e kyçeve pengojnë ndjeshëm kryerjen e aktiviteteve ditore dhe shkaktojnë enjtje dhe diskomfort. Shumë njerëz në botë vuajnë nga këto dhimbje, pavarësisht moshës dhe gjinisë së tyre.

Dhimbjet e kyçeve variojnë nga të lehta deri të forta, nga akute në kronike. Shkaqet kryesore të tyre janë guta, artriti, traumat, leuçemia, thyerja dhe ndrydhja e kockave, fibromialgjia, tendosjet muskulare, lupusi eritematoz i diseminuar, madje edhe bursiti. Ashti siç qetësohet nga disa ushqime, dhimbja e kyçeve mund edhe të përkeqësohet nga disa ushqime të tjera.

Ja ushqimet që duhet të evitoni nëse vuani nga të tilla dhimbje:

  • Sheqeri dhe ëmbëlsirat në përgjithësi

Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë inflamacion, pasi ky produkt çliron citokinat, që janë agjentët që shpërthejnë inflamacionin. Gjithashtu, sheqeri shkakton presion në kyçe pasi shton peshën trupore. Për këto arsye, evitoni pijet e ëmbla dhe ato të gazuara, karamelet, tortat, kekët, drithërat me sheqer të shtuar dhe ëmbëlsirat në përgjithësi. Sipas studimeve, meqenëse ato përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, favorizojnë shfaqjen e artritit reumatoid tek femrat, të shoqëruar me dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të kyçeve. Në vend të tyre, mund të përdorni mjaltin ose sheqerin natyral (organik, të papërpunuar).

  • Mishi i kuq dhe i proçesuar

Mishi i kuq dhe i proçesuar përmban Purina kimike dhe nitrite, të cilat agravojnë dhimbjen dhe inflamacionin, ashtu si toksinat e ngjashme me glikolizinat dhe produktet AGEs. Sipas një studimi të vitit 2014, glukani që gjendet në mishin e kuq favorizon zhvillimin dhe rritjen e kancerit, dhe përkeqëson inflamacionin.

Revista amerikane e Nutricionit klinik ka publikuar një studim, ku është provuar lidhja ndërmjet mishit të kuq dhe markuesve inflamatorë.

  • Vezët

Konsumimi i regullt i vezëve çon në më shumë inflamacion dhe enjtje të kyçeve. E verdha e vezës përkeqëson inflamacionin, sepse përmban acid arakidonik dhe prodhon prostaglandina, të cilat shkaktojnë inflamacionin. Gjithashtu, vezët përmbajnë yndyrna të ngopura, të cilat gjithashtu ndikojnë negativisht në këtë drejtim.

  • Birra

Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit ka një efekt negativ mbi dhimbjen e kyçeve. Kjo për faktin se birra përmban Purina, të cilat konvertohen në acid urik, që është tepër i dëmshëm për dhimbjet e kyçeve. Gjithashtu, birra përmban gluten, që është i dëmshëm për kyçet delikate.

  • Produktet e bulmetit

Bulmeti gjithashtu e përkeqëson dhimbjen, sepse përmban shumë proteina. Përveçse përkeqësojnë dhimbjen, proteinat irritojnë edhe indet përreth artikulacioneve. Përveç kësaj, yndyrnat e ngopura që përmban bulmeti (djathi, qumështi, gjalpi) janë të dëmshme për dhimbjet e kyçeve.

  • Mielli dhe drithërat e përpunuara

Kanë një indeks të lartë glicemik, që favorizon inflamacionin.

Konsumi ditor i tyre favorizon zhvillimin e sëmundjeve autoimune, riskun për sëmundje të zemrës, diabetin, madje edhe kancerin. Zëvendësojini ato me ananas/bajame/drithëra të papërpunuara/oriz me ngjyrë kafe.

  • Ëmbëlsuesit artificialë

Gjenden të shtuara në ushqime të ndryshme për të përmirësuar shijen e tyre, por janë ekstremisht të rrezikshme në rastin e artritit reumatoid.

  • Gluteni

Inflamacioni përkeqësohet edhe nga kazeina dhe gluteni. Kazeina prodhon acid urik, nivelet e larta të të cilit çojnë në inflamacion të kyçeve. Kjo situatë njihet si guta. Personat me ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit janë gjithashtu të predispozuar për gutën. Studimet kanë tregur që ushqimet pa gluten reduktojnë inflamacionin, dhjamosjen dhe rezistencën ndaj veprimit të insulinës.

  • Vaji i misrit

Është i pasur në acide yndyrore omega-6, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Një studim i publikuar në Revistën e Nutricionit dhe Metabolizmit tregoi se këto acide shkaktojnë inflamacion. Gjithashtu, evitoni sojën, kikirikët, farat e rrushit. Sigurisht që nuk mundeni t'i eleminoni krejtësisht acidet yndyrore omega-6 nga dieta juaj, por të paktën kufizoni sasinë e tyre për të patur kocka dhe kyçe më të shëndetshme.

  • Kripa e rafinuar

Kripa e gjellës është e pasur me substanca kimike dhe substanca të shtuara, të cilat dëmtojnë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Ushqimet fast-food janë tepër të pasura me këtë kripë, dhe për këtë arsye konsumojini në sasi të kufizuar. Për të parandaluar humbjen e kalciumit, që është tepër i nevojshëm për kockat, zëvendësojeni kripën e rafinuar me kripën rozë të Himalajeve ose kripën e detit.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page