top of page

Ja çfarë mund të tregojë harta e fytyrës rreth shëndetit tuaj


Në ditët e sotme, pajisjet moderne të skanerit dhe rezonancës magnetike japin informacione të detajuara për organet dhe nuk lënë shumë vend për imagjinatën. Si ia kanë bërë njerëzit përgjatë shekujve për të diagnostikuar probleme të ndryshme shëndetsore, kur këto teknika të sofistikuara nuk ekzistonin? Një nga mënyrat e lashta, që mund të përdoret edhe sot, është ajo e orientimit nëpërmjet fytyrës për sëmundje të ndryshme.

Harta e fytyrës, që lidh një zonë të fytyrës me një organ ose pjesë të trupit tuaj, mund të ndihmojë për të kuptuar çrregullime të ndryshme në brendësi të trupit, që reflektohen në fytyrë. Duke njohur këtë hartë, ju mund të drejtoheni menjëherë tek mjeku, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme.

Më poshtë po ju njohim me 10 zona të fytyrës, që janë tepër të rëndësishme në këtë drejtim:

1. Zona e ballit

E lidhur me: fshikëzën e tëmthit dhe mëlçinë. Sipas Ayurveda, aplikuesi i parë i hartës së fytyrës, zona e ballit lidhet me sistemin nervor dhe aparatin e tretjes. Kjo nënkupton që stresi dhe problemet e brendshme me tretjen mund të jenë shkaku i rrudhave në këtë zonë të fytyrës.

Provoni të pakësoni sasinë e ushqimeve të proçesuara dhe yndyrnave në dietën tuaj, dhe në të njëjtën kohë aplikoni meditimin dhe jogën për të ulur shkallën e stresit. Rezultati do të jetë spektakolar !

2. Zona midis vetullave, në anën e djathtë

Mund të tregojë: ndikim të emocioneve negative në mëlçinë tuaj

Është e qartë që ankthi i shprehur do të krijojë rrudha në fytyrën tuaj, por trajektorja e tyre mund të tregojë shumë lidhur me organe të caktuara. Kështu, nëse keni një vijë vertikale midis vetullave tuaja, në anën e djathtë, tregon se stresi (veçanërisht zemërimi) ka ndikuar negativisht në funksionin e mëlçisë.

3. Zona midis vetullave, në anën e majtë

Mund të tregojë: ndikim të emocioneve negative në shpretkë

Një rrudhë e theksuar në këtë zonë të fytyrës mund të tregojë që stresi emocional negativ ka të ngjarë të ketë ndikuar në funksionin e shpretkës.

4. Sytë

Mund të tregojnë për: probleme të kyçeve, të zorrëve dhe të gjendrës tiroide.

Nëse konstatoni pika të vogla të pranishme tek zona e bebes së syrit, ato mund të tregojnë për probleme me kyçet. Shtimi i bardhësisë së sajmund të tregojë se kyçet kanë probleme degjenerative. Prania e një njolle tek bebja e syrit tregon për përthithje jo të plotë të ushqimit në zorrë. Nëse konstatoni një unazë të lehtë rreth bebes, filloni të kufizoni sheqerin dhe kripën në dietën tuaj, pasi kjo tregon që keni mbingarkesë të tyre në organizëm. Ngjyrosja në të verdhë e syrit mund të tregojë dëmtim të funksionit të mëlçisë.

5. Zona poshtë syve

Mund të tregojë: dëmtim të funksionit të veshkave

Enjtja dhe/ose nxirja e zonës poshtë syve mund të tregojë dëmtim të funksionit të veshkave.

Në këtë drejtim mund të ndihmojë shtimi i konsumit të ujit, si edhe shtimi i ushqimeve pikante në dietë. Gjithashtu do të ndihmonte edhe përtypja e mirë e ushqimit, që do të lehtësonte tretjen e tij. Ayurveda rekomandon përtypjen e ushqimit 30 herë përpara gëlltitjes së tij.

6. Faqet

Mund të tregojnë: metabolizëm të ngadalësuar, thithje të pakët të lëndëve ushqyese, probleme me mushkëritë.

Prania e njollave të errëta ose të bardha (të dekoloruara) në faqe mund të tregojë metabolizëm të dobët dhe thithje të pamjaftueshme të lëndëve ushqyese, të tilla si acidi folik dhe hekuri. Përveç kësaj, faqet janë të lidhura me funksionin e mushkërive (mendoni vetëm se si skuqen ato gjatë një stërvitjeje, kur keni vështirësi për t’u mbushur me frymë). Nëse konstatoni ndryshime në zonën e faqeve, tregoni vëmendje për sistemin tuaj të frymëshkëmbimit, duke e forcuar atë me ushtrime të posaçme.

Puçrrat e fytyrës në zonën e faqeve mund të shkaktohen nga duart e papastra, apo nga sendet personale të papastra (peshqirët, çarçafët). Sigurohuni që t’i mbani duart larg nga fytyra, dhe sendet personale të jenë të pastra dhe të mos përdoren nga persona të tjerë.

7. Zona e hundës

Mund të tregojë: probleme me gjakun dhe zemrën

Hunda është e lidhur ngushtë me sistemin e qarkullimit të gjakut.

Për këtë arsye, nëse keni puçrra ose pika të zeza në këtë zonë, duhet të shtoni sasinë e acideve yndyrore esenciale në dietën tuaj (avokadon, vajin e ullirit, farat dhe vajin e linit), dhe të evitoni alkoolin, kafenë dhe ushqimet pikante.

8. Buza e poshtme

Mund të tregojë: probleme me zorrët dhe me tretjen.

Buza e poshtme reflekton funksionimin e zorrëve. Njollat e errëta në të mund të tregojnë se vuani nga çrregullimet e tretjes dhe mosfunksionimi korrekt i enzimave të tretjes, si dhe mund të keni parazitë në zorrën e trashë. Shtimi i probiotikëve në dietë mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Buzët e zbehta janë shpesh shenja e parë e anemisë, që tregon se duhet të shtoni perimet jeshile dhe ushqimet e tjera të pasura me hekur. Nëse dalloni një nuancë të errët në buzë mund të tregojë thithje të pakët të oksigjenit (ndoshta një problem me zemrën), dhe nëse kjo shoqërohet edhe me vështirësi në frymëmarrje, duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj. Çngjyrosja e buzës së poshtme mund të tregojë një çrregullim të mundshëm të zorrëve, ndërsa çngjyrosja në skajet e buzëve mund të tregojë një problem të lidhur me veshkat.

9. Gjuha

Mund të tregojë: sasi të lartë të toksinave, probleme me mushkëritë

Gjuha është vendi i parë ku reflektohen një sërë problemesh të brendshme të organizmit. Për këtë arsye, duhet ta kontrrolloni atë me kujdes çdo ditë (mundësisht në mëngjes). Njollat e badha rrethore në mes ose në fund të gjuhës tregojnë grumbullim të toksinave në zorrën e hollë ose të trashë, duke na sinjalizuar që është koha për një detoksifikim (pastrim prej toksinave).

Çarjet në skajet e gjuhës tregojnë për një problem të mundshëm me mushkëritë, për të cilin do të ndihmonin ushtrimet aerobike dhe meditimi.

Nëse skaji i jashtëm i gjuhës është i rrudhur, me plasaritje, ose me reliev të çrregullt, mund të keni probleme me përthithjen e pamjaftueshme të lëndëve ushqyese në gjak. Kjo mund të jetë pasojë e konsumit të tepruar të ushqimeve të proçesuara, dhe ndonjëherë edhe nga mbipërdorimi i vitaminave në formën e suplementeve. Përqëndrohuni në pastrimin e trupit nga toksinat, dhe konsumoni ushqime të pasura në vitamina natyrale, hekur dhe acid folik.

10. Mjekra

Mund të tregojë: çekuilibër hormonal

Mjekra është zona e reflektimit të stresit dhe prishjes së ekuilibrit hormonal. Për këtë arsye, ajo është zona e preferuar e puçrrave përpara dhe gjatë menstruacioneve. Pakësimi i stresit sa më shumë që të mundeni, gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik do të ndihmonin në këtë drejtim.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page