Çfarë ju rrezikon për tumore të trurit?
Zakonisht nuk është e qartë se çfarë ju vë në rrezik për një tumor të trurit – pra një tumor që fillon të zhvillohet në trurin tuaj. Gjithsesi, faktorët e mëposhtëm konsiderohen më të rëndësishmit në këtë drejtim:
Rrezatimi
Një shkak i njohur për tumoret e trurit është rrezatimi i drejtuar në kokë për të trajtuar një problem tjetër mjekësor, si leuçemia. Në shumicën e këtyre rasteve, dobia e rrezatimit është më e madhe se rreziku që mund të shkaktojë kancer në të ardhmen.
Mosha
Mund të shfaqni një tumor të trurit në çdo moshë, por fëmijët dhe të rriturit kanë tendencë më të madhe për të shfaqur tipe të veçanta. Ata janë shumë më të zakonshëm tek të rriturit mbi 50 vjeç sesa në të rinjtë dhe fëmijët.
Probleme të tjera shëndetsore
Mund të keni më shumë gjasa të shfaqni një tumor të trurit nëse keni një sistem të dobët imunitar, keni SIDA ose i jeni nënshtruar një transplanti organik. E njëjta gjë vlen edhe nëse tumoret e trurit janë shfaqur në persona të tjerë në familjen tuaj ose keni një nga këto problem gjenetike:
Sindromi Li-Fraumen
Neurofibromatoza tip 1 ose 2
Sindromi i karcinomës qelizore bazale
Skleroza tuberoze
Sindromi Turcot i tipit 1 ose 2
Von Hippel-Lindau
A shkakton celulari tumor në tru?
Kjo ka qenë një temë e nxehtë në vitet e fundit, por kërkimet nuk kanë treguar ndonjë lidhje të qartë midis telefonave celularë dhe tumoreve të trurit.
Megjithatë, nuk ka shumë studime afatgjata mbi përdorimin e telefonit celular, dhe shkencëtarët po vazhdojnë ta studiojnë. Derisa të dimë më shumë, duke përdorur kufje ose një pajisje tjetër mund ta mbani telefonin larg kokës dhe të ulni ekspozimin tuaj.