Sekreti i manaferrave
Shumë njerëz nuk i njohin dobitë shëndetsore të manaferrave, prandaj edhe nuk i konsumojnë ato.
Në të vërtetë, studimet kanë treguar se manaferra:
Është e pasur me vitamina të domosdoshme për organizmin, si vitamina A, C, B1, B2 dhe B6, si dhe minerale të rëndësishme si hekuri, magnezi, fosfori, kalciumi dhe mangani. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht nga fëmijët dhe të moshuarit.
Përmban salicilinë, që është një përbërës aktiv i aspirinës. Të gjithë e njohim këtë të fundit për vetitë e saj të çmuara në qetësimin e dhimbjeve, uljen e temperaturës së lartë trupore dhe shërimin e inflamacionit.
Konsiderohet një produkt i dobishëm për personat që vuajnë nga hemorroidet, pasi i qetëson ato.
Është e pasur me celulozë, dhe prandaj ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Njeriu mund të konsumojë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi, ky frut bën të mundur rënien nga pesha
Përmirëson shikimin e dobësuar. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë duhet të pihet tre herë në ditë. Gjithashtu, mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.
Ul nivelin e yndyrnave në gjak.
Forcon imunitetin, dhe për këtë arsye lufton gripin dhe ftohjen.
Parandalon zhvillimin e kancerit të gjirit dhe atij të qafës së mitrës.