top of page
Search

Birra parandalon Parkinsonin dhe Alzheimerin

  • Writer: klinikadiamed
    klinikadiamed
  • Jun 16, 2018
  • 1 min read

Parkinsoni dhe Alzheimeri janë sëmundje që prekin trurin, dhe studime të shumta kanë konkluduar që në zhvillimin e tyre luan një rol të rëndësishëm trashëgimia. Gjithsesi, mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetesës mund të përshpejtojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e këtyre sëmundjeve në njerëz të ndryshëm.

Këtë herë, vëmendja e hulumtuesve kinezë është drejtuar tek birra, e cila ka jo pak efekte të dobishme për organizmin. Në fakt, një përbërës i saj i quajtur “ksantohumol”, ka rezultuar me efekte pozitive tepër të rëndësishme tek subjektet e përfshira në studim.

Të tilla ishin:

  • forcimi i sistemit mbrojtës të organizmit

  • parandalimi i tumoreve

  • ngadalësimi i proçesit të plakjes qelizore, nëpërmjet efektit të fuqishëm antioksidant.

Gjithashtu, ky element ndikon pozitivisht edhe në nivelin e qelizave nervore të trurit, duke i ndihmuar ato të funksionojnë normalisht. Në këtë mënyrë, ai pengon zhvillimin e sëmundjeve të tilla si Parkinsoni dhe Alzheimeri.


 
 
 
Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page