7 zakone që i konsideroni gabimisht të dobishme
Të gjithë kemi një grup të caktuar shprehish që mendojmë se janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe imazhit tonë. Dhe ndërsa disa prej tyre, të tilla si larja e frutave para se t’i hani ose të bëni stërvitje të rregullt, padyshim që janë të rëndësishme, të tjerat pa dyshim që jo.
Ja një listë me shtatë zakone që duhet t’i rikonsideroni, sepse janë me të vërtetë të padobishme.
Marrja e tabletave me multivitamina
Konsumi i multivitaminave dhe i të gjitha llojeve të suplementeve ushqimore nuk e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara dhe nuk ka efekt në kujtesën tuaj ose në aftësinë për të punuar. Një grup shkencëtarësh në SHBA arritën në këtë përfundim pas kryerjes së një sërë testesh klinike që përfshinin më shumë se 450.000 njerëz. Rezultatet e pjesëve të tjera të hulumtimit tregojnë se marrja e multivitaminave mund të ketë efekt negativ në shëndetin tuaj.
Përdorimi i xhelit antibakterial të duarve që nuk përmban alkool
Xheli anti-bakterial i duarve me të vërtetë ndihmon në asgjësimin e shumë llojeve të ndryshme të baktereve dhe mikrobeve të tjera. Megjithatë, kjo vlen vetëm në rastin e atyre xheleve që përmbajnë më shumë se 60% alkool. Higjenizuesit e tjerë të duarve nuk i heqin të gjitha llojet e mikroorganizmave. Ata nuk kanë efekt, për shembull, mbi Noroviruset ose cryptosporidian. Për më tepër, çdo kontakt që keni me pesticidet ose ndotjen nuk do të lehtësohet nga përdorimi i solucioneve të pastrimit që nuk përmbajnë alkool. Në këtë rast, vetëm duhet t'i lani duart.
Evitimi i kripës
Hulumtimet tregojnë se simptomat e pakëndshme që kripa e gjellës besohet të shkaktojë në qeniet njerëzore, të tilla si të përziera dhe dhimbje koke, ndodhin vetëm kur hani diçka me më tepër se 3 g kripë, në formën e saj më të pastër. Keni pak gjasa ta hasni këtë situatë. Gjithsesi, produktet ushqimore në të cilat shtohet kripa nuk janë shumë të mira për ju edhe pa atë, për shkak të produkteve të tjera kancerogjene që përmbajnë, si konservantët, ngjyruesit, aromatikët, dhe ëmbëlsuesit artificialë.
Pastrimi i trupit tuaj me një dietë detoksifikuese
Dietat Detox, të cilat aktualisht po fitojnë popullaritet me një ritëm të shpejtë, premtojnë të heqin toksinat, pra helmet, nga trupi juaj. Por specialistët njëzëri tregojnë se trupi mund t’i eleminojë vetë ato. Nëse mëlçia dhe veshkat nuk funksionojnë siç duhet, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku dhe jo thjesht të konsumoni më shumë pije apo koktejle detoksifikuese.
Konsumi i produkteve organike
Në shumë vende, nuk ka kërkesë ligjore për të shënuar produktet ushqimore organike me ndonjë lloj çertifikimi. Kjo është arsyeja pse nëse shihni fjalët "eko" ose "bio", është më shumë sesa thjesht një mashtrim i marketingut dhe jo një garanci se ushqimi është prodhuar pa përdorimin e kimikateve. Nuk do të jenë më të shëndetshme për ju sesa frutat apo perimet e zakonshme që blini në treg.
Evitimi i përdorimit të mikrovalës
Përdorimi i mikrovalës për të ngrohur ushqimin tuaj me të vërtetë mund të shkatërrojë substancat e dobishme që ai përmban, por e njëjta gjë mund të ndodhë kur ngrohni ushqimin duke përdorur furrën ose sobën tuaj. Dhe në disa raste, fakti që punon më shpejt mund ta bëjë mikrovalën opsionin e preferuar. Veç kësaj, ngrohja në një mikrovalë mund të ruajë më mirë substanca si vitamina C, që gjenden në ushqim.
Konsumi i produkteve me pak yndyrë
Ashtu si me karbohidratet dhe proteinat, trupat tanë kërkojnë edhe yndyrë, dhe kështu përdorimi i produkteve ushqimore të zakonshme me yndyrë të ulët, nuk është mënyra më e mirë për të ulur kaloritë. Për më tepër, në shumë produkte reduktimi i yndyrës kompensohet nga një përmbajtje më e lartë e sheqerit, e cila mund të jetë edhe më e dëmshme për shëndetin tuaj.