20 ushqime të shëndetshme diuretike
Ushqimet diuretike eleminojnë lëngjet e tepërta nga trupi duke ju ndihmuar në këtë mënyrë të normalizoni presionin e gjakut dhe të bini në peshë.
Ushqimet e mëposhtme diuretike do t'ju ndihmojnë të pastroni trupin nga toksinat dhe lëngjet e tepërta dhe të përfitoni përmirësime të rëndësishme shëndetësore:
Majdanozi
Majdanozi është një nga diuretikët më të fuqishëm natyror. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
Limoni
Fillimi i ditës me disa pika lëng limoni është një nga zakonet më të shëndetshme që mund të keni, pasi do të detoksifikojë sistemin e tretjes dhe atë urinar, do të trajtojë infeksionet e traktit urinar dhe do të rregullojë presionin e gjakut.
Uji
Pirja e sasive të bollshme të ujit do të eliminojë lëngjet e grumbulluara nga trupi. Ju mund të shtrydhni një limon në një gotë me ujë, ose të shtoni disa feta xhenxhefil për efekte më të mira dhe ta pini këtë përzierje gjatë gjithë ditës.
Lakra e Brukselit
Ky ushqim i shëndetshëm dhe me pak kalori, shërben si një diuretik i fuqishëm dhe furnizon trupin me ushqyes të shumtë dhe antioksidantë.
Panxhari
Panxhari është i pasur me antioksidantë, sidomos betalainë, e cila do të mbështesë proçesin e pastrimit të trupit dhe do të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.
Kastraveci
Kastravecat kryesisht përbëhen nga uji, kështu që hidratojnë trupin dhe e pastrojnë atë. Ata përmirësojnë funksionin e traktit urinar, ndihmojnë humbjen e peshës, parandalojnë kancerin dhe janë shumë të dobishëm në rastin e diabetit.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ka një sërë përdorimesh shëndetësore dhe njëri prej tyre është të nxisë eliminimin e lëngjeve të panevojshme, duke forcuar kështu shëndetin e traktit urinar dhe atij të tretjes.
Hudhra
Hudhra pastron trupin dhe forcon sistemin imunitar, duke qenë një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë.
Lëngu i boronicës
Trajton në mënyrë efektive infeksionet e traktit urinar, për shkak të vetive diuretike, optimizon nivelet e kaliumit në trup dhe siguron nivele të larta antioksidantësh, që parandalojnë shkatërrimin e radikaleve të lira.
Karçofi
Ka veti diuretike, që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe tretjen, dhe sigurojnë sasi të mëdha të mineraleve dhe vitaminave, të nevojshme për shëndetin tonë të përgjithshëm.
Patëllxhani
Patëllxhani është një diuretik i fortë që ndihmon humbjen e peshës dhe pastron trupin.
Asparagu
Asparagu është një tjetër diuretik natyral i dobishëm, i pasur me antioksidantë dhe komponime të dobishme.
Pijet me kafeinë
Pijet me kafeinë kanë veti diuretike, por sigurohuni që të mos abuzoni me sasinë e tyre, pasi kafeina dhe disa përbërës të tjerë të këtyre pijeve mund të kenë efekte të caktuara negative mbi shëndetin.
Selino
Selino është plot me ujë, kështu që jo vetëm do të hidratojë trupin, por edhe do të ndihmojë tretjen dhe do t'ju ndihmojë të eleminoni lëngjet e tepërta.
Domatja
Domatet janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Ato kanë veti të forta diuretike dhe janë të pasura në likopen, antioksidant ky që parandalon sëmundjet e zemrës dhe ul rrezikun e kancerit.
Xhinxheri
Xhinxheri është një produkt i fuqishëm detoksifikues, që do t'ju ndihmojë të largoni lëngjet dhe toksinat e tepërta nga trupi, dhe të forconi sistemin imunitar.
Shalqini
Shalqini përmban shumë ujë, kështu që në mënyrë efektive heq kripën dhe lëngjet e tepërta nga trupi. Është i pasur me antioksidantë dhe parandalon rritjen e niveleve të glukozës në gjak.
Lakra
Lakra është një tjetër diuretik i fortë që eliminon natriumin e tepërt nga trupi dhe ka vetitë e dobishme që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e kancerit.
Karrota
Karrotat përmirësojnë shikimin, përmbajnë ushqyes të ndryshëm me veti të fuqishme diuretike, që stimulojnë heqjen e lëngjeve të tepërta nga sistemi.
Tërshëra
Është jashtëzakonisht e dobishme në qoftë se doni të humbni kilogramë të tepërt dhe të normalizoni nivelet e kolesterolit. Ajo gjithashtu eliminon ujin e tepërt nga organizmi.