top of page

Shenjat që tregojnë mungesën e magnezit


A e dini që mungesa e magnezit lidhet me një sërë problemesh shëndetsore?

Kjo për faktin se ky element merr pjesë në mbi 300 proçese biokimike në organizëm, dhe është i rëndësishëm për funksionet jetësore, si ruajtja e temperaturës trupore, fortësia e kockave, prodhimi i energjisë dhe zgjerimi i enëve të gjakut. Kjo është arsyeja, pse shumë shpesh dëgjoni që të afërmit ose miqtë tuaj marrin suplemente me magnez sa herë që kanë dhimbje koke, migrenë, astmë, diabet të sheqerit, kolesterol të lartë në gjak, ngërçe muskulare dhe çrregullime të tretjes. Gjithashtu, në të tilla raste është tepër e rëndësishme të konsumohen ushqime të pasura me magnez. Asnjë sistem i trupit nuk funksionon dot pa këtë element.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të magnezit janë:

  • Gjendja depresive

  • Sindroma e këmbëve të shqetësuara

  • Aritmia

  • Ngërçet muskulare

  • Dhimbjet e kokës të tipit migrenoz

  • Krizat e gutës

  • Gurët në veshka

  • Problemet e gjendrës tiroide

  • Alergjitë e ndryshme

  • Mungesa e oreksit

  • Dhimbja kronike e shpinës

  • Aromë e pakëndshme e trupit

  • Dobësimi i kujtesës afatshkurtër

  • Koordinimi i keq i lëvizjeve

  • Rezistenca ndaj insulinës

  • Dëshira për të konsumuar ëmbëlsira

  • Kaspllëku

Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të konsumoni ushqime të pasura me magnez, si edhe suplemente që e përmbajnë këtë element.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page