Ja ushqimet që përkeqësojnë dhimbjen e kyçeve!
Dhimbjet e kyçeve pengojnë ndjeshëm kryerjen e aktiviteteve ditore dhe shkaktojnë enjtje dhe diskomfort lokal. Shumë njerëz në botë vuajnë nga këto dhimbje, pavarësisht moshës dhe gjinisë së tyre.
Dhimbjet e kyçeve variojnë nga të lehta deri në tepër të forta, nga akute në kronike. Shkaqet kryesore të tyre janë nga më të ndryshmet, si niveli i lartë i acidit urik në gjak (guta), artriti reumatoid, traumat fizike, leuçemia, thyerja dhe ndrydhja e kockave, fibromialgjia, tendosjet muskulare, lupusi eritematoz i diseminuar, madje edhe bursiti. Ashti siç qetësohet nga disa ushqime, dhimbja e kyçeve mund edhe të përkeqësohet nga disa të tjera.
Ja ushqimet që duhet të evitoni nëse vuani nga të tilla dhimbje:
Sheqeri dhe ëmbëlsirat në përgjithësi
Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë inflamacion, pasi ky produkt çliron citokinat, që janë agjentët që shpërthejnë inflamacionin. Gjithashtu, sheqeri shkakton presion në kyçe dhe shton peshën trupore. Për këto arsye, evitoni pijet e ëmbla dhe ato të gazuara, karamelet, tortat, kekët, drithërat me sheqer të shtuar dhe ëmbëlsirat në përgjithësi.
Sipas studimeve, meqenëse ato përmbajnë sasi të mëdha shqeqeri, favorizojnë shfaqjen e artritit reumatoid tek femrat, të shoqëruar me dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të kyçeve. Në vend të tyre, mund të përdorni mjaltin ose stevian (sheqerin natyral).
Mishi i kuq
Mishi i kuq dhe ai i proçesuar përmban purina dhe nitrite, të cilat përkeqësojnë dhimbjen dhe inflamacionin. Sipas një studimi të vitit 2014, glikani që gjendet në mishin e kuq favorizon zhvillimin dhe rritjen e kancerit, dhe përkeqëson inflamacionin. Revista amerikane e Nutricionit klinik ka publikuar një studim, ku është provuar lidhja ndërmjet mishit të kuq dhe markuesve inflamatorë.
Veza
Konsumimi i rregullt i vezëve çon në më shumë inflamacion dhe enjtje. E verdha e vezës përkeqëson inflamacionin, sepse përmban acid arakidonik dhe prodhon prostaglandina, të cilat shkaktojnë inflamacionin. Vezët përmbajnë edhe yndyrna të ngopura, të cilat gjithashtu ndikojnë negativisht në këtë drejtim.
Birra
Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit, veçanërisht i birrës, ka një efekt negativ mbi dhimbjen e kyçeve. Kjo për faktin se birra përmban purina, të cilat konvertohen në acid urik, që është tepër i dëmshëm për dhimbjet e kyçeve. Veç kësaj, birra përmban edhe gluten, që është gjithashtu i dëmshëm për kyçet.
Produktet e bulmetit
Bulmeti gjithashtu e përkeqëson dhimbjen e kyçeve, sepse përmban shumë proteina. Jo vetëm që përkeqësojnë dhimbjen, por proteinat irritojnë edhe indet përreth kyçeve. Përveç kësaj, yndyrnat e ngopura që përmban bulmeti (djathi, qumështi, gjalpi) janë të dëmshme për dhimbjet e kyçeve. Në vend të tyre konsumoni bajame, qumësht soje dhe margarinë.
Mielli i rafinuar
Produktet e tij favorizojnë inflamacionin, sepse kanë një indeks të lartë glicemik. Gjithashtu, ato favorizojnë edhe zhvillimin e sëmundjeve autoimune, sëmundjeve të zemrës, diabetit të sheqerit, madje edhe kancerit. Zëvendësojini ato me arrë kokosi, bajame, krunde gruri dhe oriz me ngjyrë kafe.
Hirra e qumështit
Inflamacioni përkeqësohet edhe nga kazeina dhe gluteni, që gjenden tek hirra e qumështit. Kazeina prodhon acid urik, nivelet e larta të të cilit çojnë në inflamacion të kyçeve. Kjo situatë njihet si guta. Personat me ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit janë gjithashtu të predispozuar për gutën. Studimet kanë tregur që ushqimet pa gluten reduktojnë inflamacionin, dhjamosjen dhe rezistencën ndaj veprimit të insulinës.
Vaji i misrit
Është i pasur me acide yndyrore omega 6, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Një studim i publikuar në Revistën e Nutricionit dhe Metabolizmit tregoi se këto acide shkaktojnë inflamacion.
Përveç tij, evitoni kikirikët, salcat e sallatës, farat e rrushit dhe vajin e lulediellit. Sigurisht që nuk mundeni t’i eleminoni krejtësisht acidet yndyrore omega 6 nga dieta juaj, por të paktën kufizoni sasinë e tyre për të patur kocka dhe kyçe më të shëndetshme.
Kripa e rafinuar
Kripa e rafinuar është e pasur me substanca kimike dhe substanca plotësuese, të cilat dëmtojnë ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.
Për të parandaluar humbjen e kalciumit, që është tepër i nevojshëm për kockat, evitojeni këtë kripë. Ushqimet e proçesuara janë gjithashtu të pasura me këtë lloj kripe, dhe për këtë arsye, konsumojini në sasi të kufizuara. Ndërkaq, zëvendësojeni kripën e zakonshme (të rafinuar) me kripën rozë të Himalajeve ose kripën e detit.