top of page

Roli i gjumit mbi kujtesën


Sasia e gjumit për çdonjërin prej nesh varet nga shumë faktorë, ku më i rëndësishmi mbetet mosha. Një person i rritur mund të flejë 6-8 orë në natë, ndërsa fëmijët nga 10-12 orë, në varësi të grupmoshës të cilës i takojnë.

Sipas studimeve të publikuara kohët e fundit, gjumi rezulton të jetë faktor i rëndësishëm për kujtesën, pasi ndihmon në ruajtjen e informacionit në tru.

Për të analizuar se në çfarë shkalle gjumi ndikon mbi kujtesën, në dy Universitetete të mëdha amerikane u morën në studim 60 të rinj, për një periudhë kohore 18 mujore. Të gjithë të rinjve iu dhanë pjesë leximi për t’i mësuar përmendësh, dhe iu la 12 orë kohë për ta bërë këtë. Gjysma e të rinjve u lejua të flinte gjatë këtij intervali kohor, ndërsa gjysma tjetër jo. Si përfundim, u konstatua që personat që bënin pjesë tek grupi që ishte lejuar të flinte, u paraqitën me kujtesë më të fortë, krahasuar me ata që nuk ishin lejuar të flinin.

Bazuar në këtë konkluzion, e kuptojmë pse kur mësojmë diçka të re para gjumit, të nesërmen atë e mbajmë mend shumë mirë.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page