Alkooli: përfitim apo risk?
Alkooli shoqërohet me efekte të dobishme dhe të dëmshme mbi shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, edhe pse jo të gjithë mekanizmat janë plotësisht të qartë.
Konsumi i sasive të mëdha të tij mund të shkaktojë kardiomiopatinë alkoolike, hipertensionin arterial, aritminë atriale, dhe atakun hemorragjik. Në të njëjtën kohë, konsumi i sasive të pakta deri mesatare të alkoolit shoqërohet me reduktim të riskut për sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e miokardit, insultin ishemik dhe insufiçiencën kardiake.
Lidhja e konsumit të alkoolit me riskun për kancer apo me funksionimin më të mirë të sistemit kardiovaskular janë ende të paqarta plotësisht për studiuesit. Kjo për faktin se mbi këto lidhje ndikojnë edhe një sërë faktorësh të jashtëm, të lidhur ose jo me mënyrën e jetesës, të cilët nuk mund të përjashtohen në studime të ndryshme të kryera në këtë drejtim.
Një pije e lehtë alkoolike mund ta ndihmojë sistemin kardio-vaskular, por nuk e përjashton riskun për kancer!
Duke u gjendur midis riskut për kancer nga njëra anë dhe përfitimeve kardio-vaskulare nga ana tjetër, njerëzit shpesh janë të interesuar të dinë përfitimin apo dëmin e vërtetë që u vjen nga konsumimi afatgjatë i alkoolit. Një fakt është i sigurtë: i pari nuk e përjashton të dytin. Një konsum i lehtë deri mesatar i alkoolit mund të japë përfitime në zemër dhe enët e gjakut, por kjo nuk e mohon riskun për kancer në çdo rast.
Egziston një dyshim tepër i vogël që sasitë e pakta deri mesatare të alkoolit reduktojnë riskun për atak në zemër dhe vdekje nga sëmundja e arterieve koronare. Ky përfitim është gati i vërtetë për njerëzit që gëzojnë shëndet të plotë, dhe që e konsumojnë verën të shoqëruar me ushqim. Konsumatorët e lehtë deri mesatarë të alkoolit me moshë mbi 50 vjeç, pa faktorë të rëndësishëm të rrezikut për kancer ose sëmundje të zemrës, kanë vdekshëmri më të ulët.
Në të vërtetë, për një person adult që dëshiron të pakësojë riskun për infarkt të miokardit, janë të rëndësishëm shumë faktorë, si evitimi i duhanit, mbatja e një peshe trupore ideale, ushtrimi fizik i rregullt dhe kontrolli i faktorëve të tillë, si hipertensioni arterial dhe yndyrnat e larta në gjak.
A ka vend alkooli në këtë listë?
Mund të ketë, por nuk është faktori më i rëndësishëm.
Kështu, femrat në moshë të re, me një histori familjare për kancer të gjirit, dhe pa faktorë risku për sëmundje të zemrës, nuk duhet të konsumojnë alkool për përfitime të dobishme lidhur me sistemin kardio-vaskular dhe sëmundjet e zemrës,
Konsumatorët e lehtë deri mesatarë të alkoolit që janë nën 50 vjeç, nuk përfitojnë asnjë efekt të dobishëm nga alkooli, madje janë më të prirur për efektet e padëshiruara të tij në organizëm.
Duke i krahasuar efektet negative dhe ato pozitive të alkoolit në organizëm, dëmet janë 10 herë më të mëdha sesa përfitimet. Studimet nuk kanë treguar përfitime nga konsumi i alkoolit tek personat e shëndetshëm, që konsumonin sasi të vogla ose mesatare të tij. Ata që konsumonin sasi të mëdha (që konsiderohen më shumë se 14 pije alkoolike në javë për femrat dhe 21 pije për meshkujt) ishin më të riskuar për kancer dhe vdekshmëri në përgjithësi, pa ndonjë reduktim të rëndësishëm të riskut për infarktin e miokardit.