top of page

5 mënyra dobësimi nëpërmjet pirjes së ujit


Ne pijmë ujë çdo ditë, dhe mendojmë që ai luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit tonë. Dihet tashmë që nevojat ditore për ujë janë mesatarisht 8-10 gota, për një funksionim normal të trupit.

Sigurisht që kjo sasi varet nga nevojat e gjithsecilit, në përputhje me temperaturat ambientale, parametrat truporë, etj. Njerëzit kanë prirje të pijnë shumë ujë, në përpjekje për të rënë në peshë. Që kjo përpjekje të jetë e sukseshme, janë të nevojshme disa këshilla, që mund t’i gjeni më poshtë:

  1. Nëse dëshironi të bini në peshë nëpërmjet pirjes së ujit, duhet të zëvendësoni me ujë të gjitha lëngjet që përmbajnë sheqer. Kjo do të ndihmonte shumë në humbjen e kilogramëve të tepërt. Le të marrim një shembull: nëse konsumoni çdo ditë tre kanaçe me koka-kola, në një javë ju do të merrnit 3000 kalori. Nëse e zëvendësoni atë me ujë, mund të humbisni rreth 500 gramë në javë.

  2. Nëse dëshironi të dobësoheni, duhet të mësoheni ta pini ujin me temperaturën e ambientit, në mënyrë të rregullt çdo ditë. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e pandryshuar të temperaturës suaj trupore. Kjo e fundit do të çonte në humbjen e 8-10 kalorive për çdo gotë uji të pirë. Megjithëse duket sasi e vogël, ajo arrin në 100 kalori në ditë, nëse konsumohet sasia e nevojshme ditore e ujit.

  3. Nëse nuk pini të paktën 8 gota uji çdo ditë, nuk do të arrinit të dobësoheshit, pasi sa më shumë ujë të pihet, aq më shumë dhjam digjet në organizëm. Është provuar tashmë që kur trupi është i dehidratuar, proçesi i djegies së dhjamit ngadalësohet. Për këtë arsye, është e rëndësishme të konsumohet sasia e rekomanduar e ujit çdo ditë.

  4. Që të mund të dobësoheni, duhet të pini shumë ujë para dhe gjatë vakteve. Kjo do të shkaktonte ndjesinë e ngopjes, duke pakësuar oreksin dhe për pasojë, edhe sasinë e kalorive të marra me ushqim.

  5. Nëse preferoni të konsumoni mish dhe gjithashtu të dobësoheni, këshillohet të pini ujë të vakët pas konsumit të mishit dhe ushqimeve të tjera të yndyrshme. Kjo bazohet në faktin që uji i vakët i zbërthen më shpejt yndyrnat, duke penguar shtimin në peshë.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page