top of page

3 mënyra për të ndaluar ngrënien nga stresi


Mbingarkesa e vazhdueshme ose një ditë e keqe në punë mund t’ju stresojë shumë. Njerëz të ndryshëm kanë metoda të ndryshme për të luftuar stresin, disa janë më të dëmshme se të tjerat.

Kështu, konsumi i ushqimit, shpesh në sasi të mëdha, është një nga mënyrat më të dëmshme që mund të praktikoni për largimin e stresit. Edhe pse mund të duket e shkëlqyer, kjo është vetëm meritë e ushqimeve pa vlerë, të cilat kanë mision t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

Sinjalet që ato dërgojnë në tru janë të ngjashme me ato të disa drogave, duke shkaktuar një lumturi “të rreme”, për t’ju futur në një rreth të mbyllur, ku gjithnjë e më shumë do të kërkoni sasi më të mëdha ushqimi për t’u ndjerë mirë.

Ngrënia nga stresi dhe efektet negative të saj

Ngrënia nga stresi shfaqet kur filloni të konsumoni ushqim edhe kur nuk jeni të uritur, dhe ushqimi shndërrohet në një burim rehatie dhe gëzimi. Kjo çon në ngrënien e tepërt, që mund të shkaktojë:

  • Obezitet

  • Nivel të ulët energjie

  • Kequshqyerje

  • Shtim afatgjatë në peshë

  • Humbje të besimit në vetvete

Lajmi i mirë është që ka edhe disa mënyra që ndihmojnë në këtë drejtim!

1. Kujtoni që ushqimi nuk e largon stresin

Emocionet tona janë të lidhura ngushtë me tipin e ushqimeve që konsumojmë. Kur një person zëvendëson me ushqim gjërat që i mungojnë në jetë, si qetësia, siguria dhe çlodhja, ai fillon të besojë se ushqimi është zgjidhja e vetme. Sa më shumë ushqim konsumon, aq më i lumtur ndihet gjatë ditës.

  • Hapi i parë për të evituar këtë fenomen është të ndaloni së menduari për ushqimin si një mënyrë që ju largon stresin.

  • Planifikojeni ditën jashtë, për të mos u izoluar në shtëpi, ku mundësia për të ngrënë gjithë kohës është shumë e madhe.

  • Evitoni situatat e vështira dhe stresante gjatë dhe përpara ngrënies. Kjo do ta ndihmojë trurin tuaj të distancohet nga siguria që i jep ushqimi. Nuk ka problem nëse mbani sasi të mëdha ushqimesh në shtëpi, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ushqime të preferuara. Kjo ju pengon të shkoni në supermarket dhe të blini më shumë ushqime të pashëndetshme kur jeni në gjendje stresi.

  • Mundohuni të argëtoheni herë pas here, veçanërisht në oraret kur e dini që do konsumoni ushqim nga stresi. Një shëtitje në ajër të pastër është më e shëndetshme se ushqimi për largimin e stresit.

2. Përmbajuni grafikut tuaj

Gjendja e stresit mund t’ju prishë oraret e vakteve, duke shtuar sasinë e ushqimit që konsumoni. Mënyra më e mirë për të luftuar këtë është respektimi i një diete të shëndetshme, dhe i zakoneve që çojnë në një mënyrë jetese të shëndetshme.

Për këtë qëllim:

  • Flini dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.

  • Planifikojini më parë vaktet: 3 vakte të plota dhe 3 vakte të vogla, të shëndetshme.

  • Gjeni gjithmonë kohë për të larguar stresin.

3. Thyeni zakonin

Ngrënia nga stresi është një zakon. Për të hequr zakonin, ju keni nevojë ta evitoni në mënyrë të përsëritur modelin e zakonit.

Çfarë e shkakton modelin e ngrënies nga stresi? Përpiquni ta gjeni shkakun, dhe pasi ta keni evituar atë, përpiquni ta zëvendësoni ngrënien nga stresi me zakone të reja më të shëndetshme, të tilla si: shëtitjet në ajër të pastër, meditimi, joga, pastrimi i shtëpisë apo leximi.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page