Ja një arsye e fortë për të hequr dorë nga drogat!
Ndikimi i drogave në spermën e përdoruesve
Një mashkull normal prodhon spermë normale, në të cilën përmbahen spermatozoide të shumtë në numër dhe të aftë për të arritur tek veza dhe për ta fekonduar atë. Studimet kanë provuar që përdorimi i drogave, madje edhe vetëm i marijuanës, ndikon seriozisht në cilësinë dhe sasinë e spermës, pra edhe në madhësinë dhe formën e spermatozoideve. Kjo shkakton çrregullime të fertilitetit tek mashkulli, pra të aftësisë së tij për të bërë fëmijë.
Ky efekt i drogave mund të shfaqet në çdo moshë, por më problematike janë moshat e reja.
Gjithmonë duke iu referuar një studimi specifik të kësaj fushe, sperma e meshkujve nën 30 vjeç që kishin tymosur marijuanë gjatë tre muajve të fundit, reflektohej me ndryshime negative në spermën e tyre. Pavarësisht se në këtë drejtim mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si trashëgimia, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj produkteve kimike toksike (i lidhur me profesionin), konsumi i alkoolit, duhanpirja, mënyra e ushqyerjes, obeziteti dhe çrregullimet hormonale tek mashkulli, përdorimi i drogave duket se ka ndikim më të shpejtë dhe më të rëndësishëm.