top of page

Pse shtojmë në peshë pas menopauzës?


Është mëse e vërtetë që shtimi në peshë ndodh më tepër pas menopauzës. Rreth 30% e grave obeze nga 50-59 vjeçe referojnë për peshë normale para menopauzës. Cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë fenomen?

Pse shtimi në peshë ndodh shpesh pas menopauzës?

Çfarë ndodh gjatë menopauzës që e bën kaq të vështirë rënien në peshë? Në fakt, në këtë proçes ndikojnë disa faktorë që janë të lidhur me menopauzën dhe plakjen, si:

  • Ndikimi i estrogjenit

Në studimet e kryera tek kafshët, estrogjeni duket se ndihmon kontrrollin e peshës trupore. Kafshët me nivele më të ulëta të estrogjenit kishin prirje të konsumonin më tepër ushqim dhe të ishin më pak aktive fizikisht. Gjithashtu, niveli i ulët i estrogjenit mund të ulë shkallën metabolike, shkallë në të cilën trupi konverton energjinë e depozituar në energji pune. Pikërisht ky fenomen ndodh edhe tek gratë, kur nivelet e estrogjenit bien pas menopauzës. Kjo përforcohet edhe nga fakti që terapia zëvendësuese me estrogjenë e rrit shkallën metabolike, pra nxit metabolizmin trupor. Pikërisht kjo ndihmon edhe rënien në peshë.

  • Faktorë të tjerë të lidhur me moshën

Me kalimin e moshës, në organizmin e femrës ndodhin një sërë ndryshimesh që ndikojnë në shtimin në peshë. Kështu, ajo:

Ushtrohet më pak fizikisht: 60% e femrave nuk janë aktive, dhe kjo prirje forcohet me rritjen e moshës.

Humb masë muskulore, e cila ul metabolizmin e saj në gjendjen e qetësisë, duke e bërë më të lehtë shtimin në peshë.

Shkalla e harxhimit të energjisë gjatë aktivitetit fizik bie: për të përdorur të njëjtën energji si në të kaluarën dhe për të arritur humbje peshe, femra mund të ketë nevojë të shtojë sasinë e kohës dhe intensitetin e aktivitetit, pavarësisht se çfarë niveli kryente në të kaluarën.

Si ndihmon aktiviteti fizik për peshën trupore gjatë dhe pas menopauzës?

Sa më aktive të jeni, aq më pak do të rrezikoni për të shtuar në peshë. Studimet kanë treguar se femrat që kryenin aktivitet aerobik çdo ditë për 10 minuta ose më shumë kishin një perimetër të belit 15 cm më të vogël se ato që nuk ushtroheshin fare. Përveç këtij fakti, të ushtruarit gjatë proçesit të rënies në peshë, si dhe pasi keni rënë në peshë, është kritik për të ruajtur peshën e fituar.

Përfitime të tjera të aktivitetit fizik gjatë dhe pas menopauzës

Përveç rënies në peshë, kryerja e aktivitetit fizik gjatë dhe pas menopauzës ka edhe këto përfitime të tjera:

  • Pakëson shkallën e rrezikut për osteoporozë

  • Pakëson shkallën e rrezikut për sindromin metabolik

  • Pakëson shkallën e rrezikut për infarktin e miokardit dhe sëmundje të tjera të zemrës dhe enëve të gjakut.

  • Përmirëson rezistencën ndaj veprimit të insulinës

  • Forcon kyçet dhe muskujt

  • Ndihmon zorrët të funksionojnë më mirë

  • Përmirëson depresionin dhe ankthin

  • Përmirëson shëndetin e gjithë organizmit


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page