top of page

Personat që kanë më tepër nevojë për vitaminën B12


Vitamina B12 njihet edhe si vitamina e energjisë, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Ajo ndihmon zemrën të funksionojë më mirë, duke e gjallëruar atë. Konsiderohet si nxitëse “magjike” e rënies në peshë, dhe si e tillë rekomandohet edhe nga mjekët tek personat që kanë probleme me peshën trupore.

Pse kemi nevojë për vitaminën B12?

Në fakt, Vitamina B12 nuk ofron energji "të vërtetë". Por, nëse jeni diagnostikuar me anemi megaloblastike, që ju bën të ndiheni gjithnjë të lodhur, sapo të filloni të merrni këtë vitaminë do të ndiheni sikur keni gjithë energjinë e botës. Kjo ndodh sepse ajo luan një rol të rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat furnizojnë indet me oksigjen. Është pikërisht gjaku i oksigjenuar ai që ju mbush me jetë dhe energji.

Vitamina B12 është e rëndësishme për ju sepse mundëson funksionet më jetike të organizmit. Të tilla konsiderohen:

  • Prodhimi i hormoneve të gjendrave mbiveshkore

  • Qarkullimi i gjakut

  • Formimi i qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve)

  • Funksionimi i sistemit nervor

  • Tretja e ushqimeve

  • Thithja e hekurit në organizëm

  • Metabolizmi i yndyrnave dhe sheqernave

  • Formimi dhe rritja e nervave

  • Funksionimi i sistemit riprodhues tek femrat

Personat që kanë më tepër nevojë për vitaminën B12

Disa ushqime përmbajnë sasi të shëndetshme të vitaminës B12, por ndonjëherë kjo sasi nuk i përmbush nivelet e domosdoshme për të cilat trupi ka nevojë.

Më poshtë paraqiten grupet që kanë më tepër nevojë për këtë vitaminë:

  • Personat ≥ 60 vjeç, që nuk kanë aciditet të mjaftueshëm në stomak.

  • Personat e diagnostikuar me sëmundje autoimune, të tilla si sëmundja Cron.

  • Veganët dhe vegjetarianët, të cilët nuk konsumojnë produkte me origjinë shtazore.

  • Personat me Diabet të sheqerit që trajtohen me Metforminë, pasi ky medikament pengon përthithjen e vitaminës B12 në aparatin e tretjes.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page