Çfarë duhet të konsumoni gjatë dhe pas trajtimit me antibiotikë?
Antibiotikët janë një linjë e fuqishme e mbrojtjes kundër infeksioneve bakteriale. Megjithatë, ato nganjëherë mund të shkaktojnë efekte anësore, të tilla si diarre dhe dëmtime të mëlçisë. Disa ushqime mund t’i pakësojnë këto efekte anësore, ndërsa disa të tjera mund t'i përkeqësojnë ato. Ky artikull shpjegon se çfarë duhet dhe nuk duhet të hani gjatë dhe pas antibiotikëve.
Merrni probiotikë gjatë dhe pas trajtimit me antibiotikë
Marrja e antibiotikëve mund të ndryshojë mikrobiotën e zorrëve, e cila mund të çojë në diarre antibiotike, sidomos tek fëmijët.
Për fat të mirë, një numër studimesh kanë treguar se marrja e probiotikëve ose bakteret e shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e diarresë të lidhur me antibiotikët.
Një rishikim i 23 studimeve ku qenë përfshirë gati 400 fëmijë zbuloi se marrja e probiotikëve në të njëjtën kohë me antibiotikët mund të zvogëlojë rrezikun e diarresë me më shumë se 50% të rasteve. Një rishikim më i zgjeruar i 82 studimeve ku qenë përfshirë mbi 11.000 njerëz gjeti rezultate të ngjashme tek të rriturit, si dhe tek fëmijët. Këto studime treguan se Lactobacilli dhe probiotikët Saccharomyces ishin veçanërisht efektivë. Megjithatë, duke qenë se probiotikët zakonisht janë baktere vetë, ato gjithashtu mund të vriten nga antibiotikët nëse merren së bashku. Kështu, është e rëndësishme që të merrni antibiotikun dhe probiotikët disa orë larg nga njëri-tjetri. Probiotikët gjithashtu duhet të merren pas një terapie me antibiotikë për të rikthyer disa nga bakteret e shëndetshme që mund të jenë vrarë.
Studimet kanë provuar gjithashtu se ështv më mirë të përdoret një përzierje e llojeve të ndryshme të probiotikëve, pra jo vetëm një.
Konsumoni ushqime të fermentuara
Disa ushqime gjithashtu mund të ndihmojnë në rivendosjen e mikrobiotës së zorrës pas dëmtimit të shkaktuar nga antibiotikët. Ushqimet e fermentuara prodhohen nga mikrobet dhe përfshijnë, ndër të tjera, kosin, djathin, patatet e skuqura, turshitë, qepën, hudhrën, domaten, xhinxherin, etj. Ato përmbajnë një numër të llojeve të baktereve të shëndetshme, të tilla si Lactobacilli, të cilat mund të ndihmojnë në rivendosjen e mikrobiotës së zorrëve në një gjendje të shëndetshme pas antibiotikëve. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë kos ose qumësht të fermentuar kanë sasi më të larta të Lactobacillit në zorrët e tyre dhe sasi më të ulëta të baktereve që shkaktojnë sëmundje, të tilla si Enterobacteria dhe Bilophila.
Qumështi i fermentuar i sojës ka efekte të ngjashme të dobishme dhe mund të ndihmojë në kultivimin e baktereve të shëndetshme në zorrë, siç janë Bifidobakteret. Prandaj, konsumimi i ushqimit të fermentuar mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve pasi të keni marrë antibiotikë. Studime të tjera kanë zbuluar gjithashtu se ushqimet e fermentuara mund të jenë të dobishme gjatë trajtimit me antibiotikë. Disa prej tyre kanë treguar se marrja e kosit normal ose probiotik mund të pakësojë diarrenë tek njerëzit që marrin antibiotikë.
Konsumoni ushqime të pasura me fibra
Fibrat nuk mund të treten nga trupi juaj, por mund të treten nga bakteret e zorrëve, gjë që ndihmon në stimulimin e rritjes së tyre. Si rezultat, fibrat mund të ndihmojnë në rikthimin e baktereve të shëndetshme të zorrëve pas një terapie me antibiotikë.
Ushqimet me shumë fibra përfshijnë:
Orizi me ngjyrë kafe
Arrat
Farërat
Bathët
Thjerrëzat
Frutat e pyllit
Brokoli
Bizelet
Banania
Karçofi
Ushqimet që përmbajnë fibra nuk janë vetëm në gjendje të stimulojnë rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë, por gjithashtu mund të zvogëlojnë rritjen e disa baktereve të dëmshme. Sidoqoftë, fibrat ushqimore mund të ngadalësojnë shkallën në të cilën stomaku zbrazet, dhe kjo mund të ngadalësojë shkallën e përthithjes së ilaçeve. Prandaj, është mirë që përkohësisht të shmangni ushqimet me shumë fibra gjatë trajtimit me antibiotikë dhe të përqëndroheni në ngrënien e tyre pas përfundimit të antibiotikëve.
Konsumoni ushqime me prebiotikë
Ndryshe nga probiotikët, të cilët janë mikrobe të gjalla, prebiotikët janë ushqime që ushqejnë bakteret e mira në zorrën tuaj. Shumë ushqime të pasura me fibra janë prebiotike. Fibra tretet dhe fermentohet nga bakteret e shëndetshme të zorrëve, duke i lejuar ato të rriten. Megjithatë, ushqimet e tjera që nuk janë të pasura në fibra mund të veprojnë si prebiotikë duke ndihmuar rritjen e baktereve të shëndetshme si Bifidobakteret. Për shembull, vera e kuqe përmban polifenole antioksiduese, të cilat nuk digjen nga qelizat e njeriut, por treten nga bakteret e zorrëve.
Konsumimi i ekstrakteve të polifenolit të verës së kuqe për katër javë mund të rriste ndjeshëm sasinë e Bifidobaktereve të shëndetshme në zorrët dhe zvogëlonte presionin e gjakut dhe kolesterolin në gjak. Në mënyrë të ngjashme, kakao përmban polifenole antioksiduese që kanë efekte prebiotike të dobishme në mikrobiotën e zorrëve. Polifenolët e kakaos gjithashtu rritin Bifidobacteria dhe Lactobacillus të shëndetshëm në zorrë dhe reduktojnë disa baktere jo të shëndetshme, përfshirë Clostridian. Në këtë mënyrë, konsumimi i ushqimeve prebiotike pas antibiotikëve mund të ndihmojë rritjen e baktereve të dobishme të zorrëve që janë dëmtuar nga antibiotikët.
Shmangni disa ushqime që pakësojnë efektin e antibiotikëve
Ndërsa shumë ushqime janë të dobishme gjatë dhe pas përdorimit të antibiotikëve, disa prej tyre duhet të shmangen. Për shembull, studimet kanë treguar se mund të jetë i dëmshëm konsumi i lëngut të qitros gjatë përdorimit të medikamenteve të caktuara, duke përfshirë edhe antibiotikët. Kjo për shkak se lëngu i qitros dhe shumë medikamente zbërthehen nga një enzimë e quajtur citokromi P450, dhe nëse përdoren njëkohësisht, lëngu i qitros mund ta pengojë eleminimin e ilaçeve nga trupi. Kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.
Ushqimet e pasura me kalcium mund të ndikojnë gjithashtu në pëthithjen e antibiotikut. Studimet kanë treguar se këto ushqime mund të zvogëlojnë thithjen e antibiotikëve të ndryshëm, duke përfshirë ciprofloxacinën dhe gatifloxacinën.