top of page

Ndotja e mjedisit dhe tiroidja e fetusit


Ndotja e ambientit është një faktor i dëmshëm për organizmin tonë. Efektet negative të saj kanë rezultuar evidente edhe në shëndetin e fetusit brenda placentës. Kjo për faktin se disa lëndë kimike industriale, që gjenden në sasi të vogla në ajrin ambiental, mund të përshkojnë placentën gjatë shtatzanisë, duke çrregulluar aktivitetin e hormoneve të gjendrës tiroide të fetusit.

Meqenëse këto hormone luajnë rol të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e trurit të fetusit, ekspozimi i nënës ndaj këtyre substancave kimike mund të dëmtojë zhvillimin e aftësive njohëse tek fëmija. Ky ishte rezultati i një studimi të kryer tek gratë shtatzëna, të cilave iu dozuan vlerat e enzimës CYP1A1 që gjendej në placentë. Pikërisht kjo enzimë tranformon lëndët kimike industriale në forma kimike që ndërveprojnë me receptorët hormonalë të gjendrës tiroide.

Gratë duhanpirëse kanë vlera më të larta të enzimës CYP1A1 në indet placentare. Për pasojë, nëse një grua shtatzënë është e ekzpozuar ndaj lëndëve kimike dhe në të njëjtën kohë është duhanpirëse, sistemi i brendshëm i saj do t’i aktivizojë këto lëndë kimike që do të ndërveprojnë me hormonet tiroidiene.

Nga 164 gra të përfshira në studim, pa sëmundje të gjendrës tiroide, vlera e CYP1A1 rezultoi pozitive në 80% të tyre, dhe vlera e dy geneve rregulluese të hormoneve të tiroides rezultoi më e lartë se në gratë e tjera, megjithëse vlera totale e hormoneve të nënës rezultonte normale.

Kjo bën që të mendohet se të gjitha lëndët kimike përshkojnë placentën gjatë shtatzanisë, duke çrregulluar aktivitetin hormonal në qelizat e saj. Gjithsesi, ndikimi i tyre nuk mund të vlerësohet nëpërmjet ndryshimit të nivelit të hormoneve qarkulluese të gjendrës tiroide.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page