Kalciumi dhe rreziku për atak në zemër
Studimet e kohëve të fundit, të kryera në persona që përdornin suplemente të kalciumit, treguan që ata ishin 86% më të rrezikuar për të pësuar atak në zemër, krahasuar me personat që nuk i përdornin ato. Ky rrezik ishte më i madh tek ata që përdornin suplemente që përmbanin vetëm kalcium, krahasuar me ata që e merrnin atë të kombinuar me vitamina ose minerale të tjera.
Këto të dhëna duhet t’i bëjnë më të kujdesshëm mjekët, lidhur me rekomandimin e kalciumit shtesë, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona me histori familjare për atak në zemër. Në rastet e nevojshme, duhet të merret në konsideratë marrja e shtesave të kalciumit në formën e kombinuar me vitamina ose minerale të tjera (si multivitamina).
Gjithashtu, edhe farmacistët nuk duhet ta këshillojnë kalciumin tek çdo person, pa këshillimin paraprak me një mjek që njeh historinë mjekësore personale dhe familjare të tij.