Kujdes nga lëngu i portokallit!
Lëngu më i përhapur dhe i konsumuar në botë është lëngu i portokallit. Gjithsesi, gjatë viteve të fundit ky lëng po akuzohet gjithnjë e më shumë për lidhjen e tij me shfaqjen e melanomës, një ndër kanceret më të rrezikshëm dhe agresiv sot në mbarë botën. Për të gjithë ata që nuk e dinë, melanoma është një kancer i lëkurës, i cili fillon me një nishan dhe pasi arrin një madhësi të caktuar prej vetëm 4mm, çon në vdekjen e individit brenda 10 viteve në rreth 50% të rasteve. Nuk ka dyshim që melanoma është e lidhur drejtpërdrejt me ekspozimin në diell, veçanërisht të fëmijëve në orët e nxehta të ditës (ora 11-16).
Lëngu i portokallit dhe prirja për melanomë
Universiteti i Tenesisë ne Memfis ka publikuar një studim mjaft interesant, i cili fajëson konsumimin e lëngut të portokallit për këtë epidemi. Në të vërtetë, lëngu i portokallit është shumë i pasur në disa substanca, të cilat janë tepër kancerogjene për lëkurën në prani të rrezeve të diellit. Për më tepër, sipas të njëjtit studim, konstatohet se ka një bashkëshoqërim ndërmjet sasisë së lëngut të portokallit të konsumuar dhe shpeshtësisë së melanomave. Kështu, konsumimi i më shumë se një gotë lëng portokalli në ditë u gjet të lidhet me rrezikshmëri më të lartë të kancerit të lëkurës.
Kujdes!
Këshillohen të mos e teprojnë me lëngun e portokallit të gjithë personat me predispozitë ndaj kancerit të lëkurës, ku përfshihen:
personat me ngjyrë lëkure të çelur
personat me sy bojëqielli ose jeshil
personat që digjen shumë lehtë në diell
personat që kanë shumë nishane
personat që kanë një/disa familjarë me histori për melanomë.