top of page

Kafeja dhe rreziku për kancer në mitër


Kafeja mund të pakësojë rrezikun për kancer të mitrës!

Një studim tepër interesant është publikuar kohët e fundit në Health Day News. Ai është realizuar në 456 mijë gra, prej të cilave 2800 ishin të diagnostikuara me kancer të mitrës, dhe u përqëndrua në zakonet dietike të këtyre të fundit. Pasi u krahasuan gratë që pinin më pak se një filxhan kafe në ditë me ato që pinin rreth 4 të tillë, risku i këtyre të fundit për të zhvilluar kancer të mitrës rezultoi 18% më i vogël.

Hulumtuesit nuk mund ta shpjegojnë saktësisht mekanizmin e këtij fenomeni. Gjithsesi, një mundësi është që kafeja ul nivelet e estrogjenit në trup, duke ndryshuar ekuilibrin e hormoneve.

Nëse ky ekuilibër nuk do të ndryshonte, do të rritej niveli i estrogjenit në organizëm, duke shtuar rrezikun për kancer të mitrës.

Mos të harrojmë që faktorë të tjerë të riskut për këtë tip kanceri konsiderohen edhe mbipesha, ardhja herët e menstruacioneve të para (para moshës 12 vjeç), dhe menopauza e vonuar.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page