top of page

Problemet shëndetsore sipas grupeve të gjakut


Sistemi ABO i grupeve të gjakut përmban 4 grupe, që janë 0, A, B, dhe AB. Emri i grupit përcaktohet nga antigeni që gjendet në sipërfaqen e eritrociteve. Grupi i gjakut jo vetëm që na ndihmon të kuptojmë nga cili grup mund të marrim dhe kujt grupi mund t’i dhurojmë gjak, por gjithashtu na ndihmon të informohemi për probleme të ndryshme shëndetsore, ndaj të cilave jemi më të ekspozuar në varësi të grupit që kemi.

6 problemet kryesore të lidhura me grupin e gjakut janë:

1. Problemet e lidhura me kujtesën

Më të riskuar për të tilla probleme janë personat me grupin e gjakut AB.

Studimet kanë treguar se personat me këtë grup janë 82% më të riskuar për çrregullime të kujtesës, të gjuhës dhe të përqëndrimit, krahasuar me persona të grupeve të tjera të gjakut. Ata mendojnë se kjo mund të jetë e lidhur me proteinën kryesore të mpiksjes së gjakut, që njihet si faktori VIII. Meqenëse nivelet e këtij faktori janë ngushtësisht të lidhura me grupin e gjakut, kjo mund të justifikojë edhe lidhjen ndërmjet grupit të gjakut dhe çrregullimit të aftësive njohëse.

2. Kanceri i pankreasit

Më të rrezikuar janë personat me grupin e gjakut A, B dhe AB.

E shprehur ndryshe, personat me grupin e gjakut O nuk janë të rrezikuar nga ky kancer. Prania e këtij kanceri është parë e lidhur me praninë e Helikobakter Pilorit. Për pasojë, personat me grupin e gjakut jo 0, pra A, B, ose AB që kanë këtë bakter, janë më të prirur ta zhvillojnë kancerin e pankreasit, sepse antigenët A dhe B e ndihmojnë bakterin që të veprojë.

Personat me grup 0 nuk kanë asnjërin nga këta antigenë, dhe për këtë arsye ky grup mund të dhurojë gjak tek të gjitha grupet e tjera.

3. Sëmundjet e zemrës

Më të rrezikuar janë personat me grupin e gjakut AB

Një studim i vitit 2012 i kryer nga Universiteti i Harvardit, tregoi që personat me grup gjaku jo O (A, B dhe AB) paraqesin një risk më të madh për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Shkalla e riskut ishte më e lartë tek personat me grup AB, ku arrinte në 23%, krahasuar me grupin O.

Sipas studiuesve, antigenëve A dhe B të pranishëm në eritrocite u duhet kushtuar e njëjta rëndësi si kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut. Gjithsesi, përderisa njerëzit nuk mund të ndryshojnë dot grupin e tyre të gjakut, të paktën këto rezultate mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë kush është më tepër i rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut.

4. Stresi

Më të rrezikuar janë personat me grupin e gjakut A

Meqenëse disa grupe gjaku bashkëshoqërohen me nivele të ndryshme hormonale në organizëm, për tipe të ndryshme gjaku egziston shkallë e ndryshme prirjeje për të shfaqur stres.

Kështu, personat me grupin A kanë prirje të kenë nivele më të larta të kortizolit në organizëm. Për këtë arsye, për ta rekomandohen ushtrime që ulin shkallën e stresit, si Tai Chi, joga, meditimi, etj. Kur gjendrat mbiveshkore çlirojnë gjithnjë e më shumë kortizol në gjak, përgjigja e njerëzve ndaj stresit rritet më shpejt. Kjo është arsyeja pse personat me grupin A bëhen shumë shpejt anksiozë, por gjithashtu u duhet shumë pak kohë për ta larguar ankthin. Personat me grupin e gjakut AB konsiderohen më të qëndrueshëm në këtë drejtim.

5. Nevoja për aktivitet fizik

Përgjithësisht, profili antigjenik i sistemit ABO të një individi mund të përcaktojë shkallën e çlirimit të hormoneve të caktuara në organizmin e tij. Njerëzit me grupin e gjakut A dhe B përgjigjen më mirë ndaj ushtrimeve relaksuese, me intensitet të ulët, si joga, veçanërisht nëse gjenden në rrethana depresioni.

Njerëzit me grupin AB përfitojnë nga ushtrimet e harmonizuara mirë, që mbajnë nën kontrroll sistemin e tyre imunitar.

Nga ana tjetër, personat me grupin 0 janë një histori më vete. Ata vuajnë më tepër nga problemet që lindin si rezultat i paaftësisë për të larguar shpejt hormonet e stresit nga sistemi. Për këtë arsye, vërtet duhet kohë për të stresuar një person me grup 0, por edhe më tepër kohë për ta çliruar atë nga stresi. Për këtë kategori, aktiviteti fizik është i domosdoshëm më tepër për anën emocionale, sesa për aspektin fizik. Sporti më i rekomanduar për grupin 0 është atletika.

6. Bakteret e zorrës dhe grupet e gjakut

Përveç pranisë në membranën e eritrociteve, në rreth 80% të njerëzve antigenët A dhe B të gjakut gjenden në murin e aparatit tretës. Shumica e baktereve që jetojnë në zorrën e njerëzve, i përdorin këta antigenë si ushqim, nga ku përcaktohet se cilat bakterie do të mbijetojnë dhe cilat do të vdesin.

Studime të shumta kanë treguar se personat me grup B përmbajnë rreth 50 mijë herë më shumë bakterie të dobishme të zorrës, krahasuar me tipin A ose 0. Gjithashtu, ato kanë treguar se ndryshimet e mikroflorës së traktit tretës mund të jenë të lidhura me sëmundje të ndryshme metabolike, përfshirë diabetin e sheqerit tip 2 dhe obezitetin. Në këtë mënyrë, grupi i gjakut dhe gjendja sekretuese e traktit tretës përcaktojnë karakteristikat kryesore të këtij të fundit.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page