Ja si ndikon aktiviteti fizik mbi trurin!
1. Pakëson stresin dhe ankthin
Ky konsiderohet një nga efektet më të dobishme të aktivitetit fizik mbi trurin, dhe vjen si rezultat i:
- Çlirimit të disa substancave neurokimike (substancat e lumturisë), si dopamina, endorfinat dhe norepinefrina, të cilat përmirësojnë aftësitë njohëse, ngrejnë humorin dhe shtojnë vigjilencën.
- Eleminimit të kortizolit dhe adrenalinës nga trupi juaj, të cilat janë hormone stresante. - Mbajtjes larg nga stresi, pasi gjatë kryerjes së aktivitetit fizik energjitë tuaja fokusohen në ushtrime të dobishme për trurin.
2. Lufton dhe parandalon depresionin
Depresioni është një sëmundje mendore që kufizon aftësitë e substancave neurotransmetuese për të siguruar një komunikim më të mirë brenda trurit, dhe përshtatje më të mirë të trurit ndaj situatave të reja. Aktiviteti fizik i lufton këto simptoma, duke nxitur prodhimin e një faktori që zhvillon trurin (i cili është një proteinë) duke ndihmuar neuroransmetuesit të kryejnë punën e tyre me efektivitet.
3. Pakëson rrezikun për Demencë dhe Alsaimer
Studimet kanë treguar se kryerja e rregullt e aktivitetit fizik dhe mendor ndihmon në uljen e rriskut për zhvillimin e demencës senile ose sëmundjes së Alzeimerit, të cilat janë dy çrregullime të aftësive njohëse të lidhura me moshën. Ky efekt shpjegohet me përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru dhe oksigjenimin e tij, që ndodh gjatë aktivitetit fizik.
4. Përmirëson shkallën tuaj të inteligjencës
Aktiviteti fizik ju bën më inteligjentë! Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik në përgjithësi dhe ushtrimet aerobike në veçanti përmirësojnë performancën e fëmijëve, të lidhur me shpejtësinë e të menduarit, aftësitë njohëse dhe funksionet ekzekutive të trurit. Gjithashtu, personat e rritur që kanë kryer aktivitet fizik në moshën 15-18 vjeçare, kishin një përmirësim të shkallës së inteligjencës në moshën e rritur.
5. Përmirëson humorin
Ushtrimet aerobike luajnë rol të veçantë në këtë drejtim. Ato rritin temperaturën trupore, shtojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe nxisin boshtin gjendror hipotalamo-hipofizar-mbiveshkor për një reagim normal ndaj stresit. Studimet kanë provuar që aktiviteti fizik rezultoi po aq efektiv për përmirësimin e simptomave të depresionit sa edhe medikamentet, ose sa edhe medikamentet së basku me aktivitetin fizik. Gjithashtu, ky i fundit nxit prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues që siguron shëndet të mirë dhe mirëqënie mendore dhe psiqike. Për këtë asrye, ajo konsiderohet antidepresant natyral për trurin.
6. Shton qelizat e trurit
Meqenëse përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e trurit, aktviteti fizik nxit proçesin e neurogjenezës, pra të formimit të qelizave të reja nervore në tru. Gjithashtu, këtë proçes e ndihmon edhe nogina, një proteinë e trurit, prodhimi i së cilës nxitet nga aktiviteti fizik. Nga ana tjetër, nëse nuk ushtroheni fizikisht, mund të pësoni tkurrje dhe atrofi të trurit.
7. Ngadalëson atrofinë e trurit
Pas moshës 30 vjeç, truri në mënyrë të natyrshme e zvogëlon vëllimin e tij, veçanërisht në zonën e hipokampusit. Kjo mund të reflektohet me dobësim të kujtesës, të aftësive njohëse dhe madje të favorizojë edhe zhvillimin e demencës. Sipas studimeve, aktiviteti fizik, qoftë edhe i lehtë, ndihmon në fitimin e 1-2% të vëllimit në zonën e hipokampusit, si dhe në ruajtjen e kujtesës hapësinore. Madje këto studime kanë konstatuar se totali i minutave të ushtrimit fizik në javë është i lidhur ngushtë me madhësinë e hipokampusit të majtë. Kjo tregon ndikimin e fortë që ka aktiviteti fizik kundër atrofisë së trurit.
8. Forcon kujtesën
Edhe një aktivitet fizik rutine si ecja apo biçikleta mund të forcojë aftësitë njohëse si të mësuarit, kujtesën dhe aftësinë për të arsyetuarit abstrakt. Gjithashtu, ai ndihmon në përmirësimin e funksioneve ekzekutive, që janë të rëndësishme për sjelljen, organizimin dhe zgjidhjen e problemeve.
9. Përmirëson përqëndrimin
Aktiviteti fizik ju qartëson mendjen, ju qetëson nervat, përmirëson shkallën tuaj të përqëndrimit, si dhe përmirëson aftësitë e të mësuarit. Studimet kanë provuar që aktiviteti i madh fizik përmirëson vëmendjen e fëmijëve dhe adoleshentëve me simptoma të ADHD. Kjo mund t’i ndihmojë shumë në proçesin e të mësuarit, që është thelbësori për performancën e tyre në shkollë.
10. Ju bën më të lumtur
Këtë e realizon në dy mënyra:
- Çliron dopaminën, që është hormoni i lumturisë
- Çliron serotoninën dhe endorfinën, që ju bëjnë të ndiheni më të gëzuar.
Si përfundim, aktiviteti i rregullt fizik ju përmirëson jetën, sepse ju rrit shkallën e vetbesimit dhe ju bën më të lumtur!