top of page

Pasojat e nënpeshës në organizëm


Problemi kryesor në rastin e nënpeshës është të sqarohet nëse ajo është parësore, pra e thjeshtë, pasojë e faktorëve që e kanë shkaktuar (gjendja e keqe ekonomike, stili i jetesës, sëmundjet e ndryshme si: hipertireoza, diabeti i sheqerit, kanceri, tuberkulozi, SIDA, sëmundjet e stomakut dhe zorrëve, anoreksia nervore) apo dytësore, pra simptomë e një sëmundjeje tjetër.

Pavarësisht nga shkaku i nënpeshës, fiziologjik apo patologjik, ajo çon në uljen e aftësive mbrojtëse të organizmit, duke e bërë atë më të prekshëm nga infeksionet.

Gjithashtu, femrat me nënpeshë të rëndësishme, mund të kenë amenorrhe (mungesë të menstruacioneve), të shfaqin paaftësi për të mbetur shtatzana (infertilitet), si dhe ndërlikime të mundshme gjatë shtatzanisë, edhe nëse e realizojnë atë.

Mund të konstatohet edhe anemi dhe rënie e flokëve.

Nënpesha konsiderohet edhe si një faktor i madh risku për osteoporozën, madje edhe në moshat e reja. Kjo pasojë zhvillohet në heshtje, pa dhënë shqetësime të veçanta, që të mund ta alarmojnë personin. Episodi i parë i dukshëm i saj mund të jetë një frakturë (thyerje) spontane e kockës, që korrespondon me një stad të avancuar dhe të parikthyeshëm të dëmtimit të kësaj të fundit.

Edhe pse nënpesha nuk konsiderohet një problem aq i madh sa obeziteti, ajo shkakton po aq vdekshmëri sa edhe obeziteti ekstrem (obeziteti morbid, BMI >40). Ato së bashku mund të konsiderohen reflektime të mirëfillta të mënyrës moderne të yshqyerjes dhe presionit social, me pasoja të rënda për shëndetin.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page