top of page

Ja pse nuk duhet të gatuani në enë alumini!


Nëse deri tani keni përdorur enë apo letër alumini për të gatuar produkte të ndryshme, është momenti që të kuptoni pse nuk duhet ta bëni më këtë. Alumini është një substancë helmuese, të cilën duhet ta mbani sa më larg familjes suaj.

Helmimi me alumin

Ekspozimi i tepruar ndaj aluminit e ngarkon trupin me toksina të rrezikshme. Organizmi ynë është në gjendje t’i eliminojë këto toksina, por gjithsesi ky proçes është i kufizuar. Sipas ekspertëve të fushës, alumini tenton të grumbullohet në trup dhe të shkaktojë helmim të rrezikshëm.

Kjo është një gjendje që reflektohet me:

  • dobësi të muskujve

  • dhimbje të kockave

  • dridhje

  • konfuzion

Tek fëmijët mund të shkaktojë ngadalësim në proçesin e rritjes dhe zhvillimit.

Helmimi nga alumini mund të shkaktojë gjithashtu edhe anemi, çrregullime të frymëshkëmbimit dhe të sistemit nervor. Studime të viteve të fundit kanë zbuluar se ekspozimi ndaj aluminit mund të shkaktojë çrregullime dhe defekte në embrionin e fëmijëve gjatë shtatzanisë.

Alumini gjendet kudo përreth jush

Ky metal është i përqendruar në koren e Tokës. Trupi i njeriut nuk ka nevojë për të, që të kryejë funksionet e veta natyrore, por shpesh ai gjendet në ushqime të zakonshme, pajisje shtëpiake, medikamente të ndryshme (si aspirina apo vitaminat) apo produkte kozmetike.

Mos harroni që alumini gjendet edhe në enët e gatimit dhe ushqimet që ju hani çdo ditë. Pra, në qoftë se ju pëlqen ta gatuani ushqimin në letër alumini, apo në tenxhere dhe/ose tava që e përmbajnë atë, kini parasysh që ai depërton brenda mishit,peshkut, perimeve, byrekut apo çfarëdolloj produkti të gatuar, dhe përfundon në organizmin tuaj.

Helmimi me alumin është i zakonshëm në njerëzit, puna e të cilëve përfshin ekspozim të lartë ndaj këtij elementi.

Si ta parandaloni helmimin me alumin?

Trupi i njeriut mund të eleminojë vetëm sasi të vogla të aluminit. Kjo do të thotë që një hallkë e rëndësishme për t’u mbrojtur nga helmimi prej tij është evitimi i këtij elementi sa herë që të mundemi. Për këtë qëllim, ndryshoni mënyrën e gatimit dhe konsumoni ushqime që nuk përmbajnë alumin. Gjithashtu, zëvendësoni të gjitha pajisjet tuaja të gatimit që përbëhen prej alumini me ato prej gize.

Dhe mos harroni! Nuk duhet të gatuani kurrë mbi letër alumini. Gjithashtu, hiqni dorë nga produktet ushqimore të proçesuara dhe gjysëm të gatshme, sepse alumini përdoret zakonisht si konservues në përbërje të tyre.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page