7 Mënyra për të eleminuar toksinat nga trupi juaj
Toksina konsiderohen të gjitha substancat e dëmshme për organizmin, që hyjnë në të me rrugë të ndryshme, si nëpërmjet ushqimeve që konsumojmë, ajrit që thithim, syve, rrugëve gjenitale, rrugëve urinare, lëkurës, etj. Mundësia që të jemi të mbingarkuar me këto substanca është tepër e madhe, për sa kohë që rrethohemi nga ajri i ndotur, nga uji i ndotur, nga ushqime të pasura me sheqer, yndyrna, pesticide dhe insekticide, dhe për sa kohë që përdorim produkte të kujdesit personal të cilësive dhe markave jo të sigurta. Për këtë arsye, më poshtë mund të njiheni me disa këshilla që ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat.
Ndihmoni mëlçinë të funksionojë sa më mirë, duke konsumuar produkte të tilla si çaji i luleradhiqeve, i majdanozit dhe gjembaçit.
Pini më shumë ujë, sepse kjo ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi.
Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë. Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në nxjerrjen jashtë të toksinave.
Merrni çdo ditë probiotikë, që ndihmojnë proçesin e tretjes së ushqimeve, të cilët gjenden tek kefiri, kosi, lakra turshi, çaji Kombucha dhe produktet e sojës.
Pastroni gjithmonë gjuhën, sa herë që lani dhëmbët, nëpërmjet një pastruesi të posaçëm për gjuhën.
Praktikoni frymëmarrje të thella, në mënyrë që të eleminoni sa më shumë toksina nëpërmjet frymënxjerrjes.
Përdorni vetëm produkte natyrale për lëkurën, pa sulfate, ftalate, parabene dhe përbërës të tjerë toksikë, dhe gjithmonë lexoni etiketat përpara përdorimit të tyre.
Zgjidhni ushqime të pastra, organike dhe me bazë drithi sa më shumë që të mundeni!