top of page

Impakti i obezitetit në zhvillimin e kancerit


Sipas studimeve të fundit, obeziteti shoqërohet me mbi 500,000 raste të reja kanceri në vit në mbarë botën, rreth një e treta e tyre në Amerikën e Veriut dhe Europë. Analiza e të dhënave nga 184 vende ka treguar që shtimi i madh në peshë shoqërohet me shtim një shtim prej 5.4% të rasteve të reja me kancer tek femrat, dhe 1.9% tek meshkujt.

Tek femrat, kanceri post menopauzal i gjirit, kanceri i endometrit (mitrës), dhe ai i zorrrës së trashë përbëjnë rreth ¾ e kancereve të lidhur me obezitetin. Ndërsa tek meshkujt, kanceri i mushkërive dhe ai i zorrës së trashë përbëjnë mbi 2/3 e kancereve të lidhur me mbipeshën.

Kjo rritje e përqindjes së kancereve të lidhur me mbipeshën është më e shprehur në vendet e zhvilluara (8%), krahasuar me vendet në zhvillim (1.5%). Shkalla e hasjes së tyre varion shumë në vende dhe raca të ndryshme: më të shprehura janë në Amerikën e Veriut, dhe më pak në Afrikën e Jugut.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page