Gripi gjatë shtatzënisë dhe rreziku për autizëm tek fëmija
Në përgjithësi, çdo grip i kaluar në shtatzëni nuk shkakton autizëm tek fëmijët, pasi nuk është evidentuar asnjë lidhje shkencore e drejtpërdrejtë midis virusit të gripit dhe autizmit. Gjithsesi, një studim i vitit 2012 zbuloi se fëmijët, nënat e të cilëve ishin ekspozuar ndaj gripit gjatë shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të bëheshin autikë.
Sipas ekspertëve, egziston një shkallë rreziku për zhvillim të autizmit tek fëmija, nëse nëna preket nga gripi dhe temperatura gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë. Kjo është e lidhur edhe me kohëzgjatjen mbi 1 javë të këtyre problemeve shëndetsore tek nëna, duke e rritur tre herë shkallën e rrezikut.
Kjo është arsyeja pse ekspertët vazhdojnë t’i këshillojnë gratë që të vaksinohen kundër gripit. Në këtë mënyrë ato mund të mbrohen nga ngjarje të padëshiruara gjatë shtatzanisë, siç janë aborti, lindja e parakohshme dhe komplikacione të tjera, si pneumonia. Gjithashtu, kjo vaksinë forcon edhe imunitetin e fëmijës gjatë muajve të parë të jetës.