top of page

10 Ushqime për një pankreas të shëndetshëm


Çfarë është pankreasi? Çfarë duhet të konsumojmë për të patur një pankreas të shëndetshëm?

Pankreasi është një gjendër endokrine, që gjendet në zonën e barkut, mbi nivelin e kërthizës, ndërmjet stomakut, mëlçisë, shpretkës dhe zorrëve . Ai prodhon disa hormone, më i rëndësishmi ndër të cilët është insulina. Pankreasi konsiderohet rregullatori i nivelit të sjeqerit në gjak, si dhe organi kryesor që mundëson zbërthimin e ushqimeve në zorrën e hollë, nëpërmjet lëngut pankreatik që ai prodhon. Ky lëng është i pasur me enzima specifike për zbërthimin e proteinave, yndyrnave dhe sheqernave që përmbahen në ushqimin që zbret nga stomaku në zorrën e hollë.

Frutat dhe perimet janë ushqimet kryesore që e forcojnë pankreasin. Nëse ushqeheni shëndetshëm, do të evitoni pankreatitin, inflamacionet e dhimbshme të pankreasit, madje edhe kancerin e tij.

Ja cilat janë 10 ushqimet më të dobishme për një funksion më të mirë të pankreasit:.

  • Brokoli

Përmbajtja në të e sasive të mëdha të antioksidantëve dhe përbërësve sulfurikë, ndihmon në parandalimin e mutacioneve qelizore dhe shumëfishimit qelizor. Për këtë arsye, konsumi i këtij produkti ndihmon në parandalimin e kancerit të pankreasit.

  • Hudhra

Meqenëse përmban alicinën, një përbërës bioaktiv, hudhra ka veti antioksidative, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të pankreasit dhe inflamacionet e tij. Studimet kanë treguar që hudhra përmirëson edhe nivelin e sheqerit në gjak tek personat me diabet të sheqerit.

  • Boronica dhe qershia

Janë të pasura me antioksidantë dhe për pasojë, kanë veti mjaft të mira kundër inflamacionit. Në këtë mënyrë ato ndihmojnë për parandalimin e shkatërrimit qelizor në përgjithësi dhe ulin rriskun e shkatërrimit të indit pankreatik.

  • Rrushi i kuq

Duke e konsumuar të papërpunuar, me fuqitë e tij antioksidative, rrushi i kuq ju ofron sasi të bollshme të Resveratrolit, një kompleks me efekte të fuqishme kundër kancerit, që gjithashtu mbron trupin edhe nga sëmundjet e zemrës.

  • Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me karbohidrate, vitamina B6, C dhe D, hekur, magnez, kalium, dhe beta-karoten. Ky fakt e bën atë një ushqim me veti të shkëlqyera kundër kancerit. Nëse e konsumoni çdo ditë, përmirësoni jo vetëm punën e pankreasit tuaj, por edhe shëndetin tuaj në përgjithësi.

  • Domatja

Meqenëse përmban sasi të mëdha të likopenit, vitaminës C dhe antioksidantëve, domatja konsiderohet një produkt me aftësi të fuqishme kundër kancerit të pankreasit.

  • Spinaqi

Përmban sasi të mëdha fibrash, acidi folik, karotenoidesh, si dhe është një burim i mirë i hekurit. Ky produkt jo vetëm që përmirëson shëndetin e pankreasit, por parandalon edhe kancerin e tij dhe të organeve të tjera në organizëm.

  • Kosi natyral

Duke qenë një burim i shkëlqyer i probiotikëve dhe kalciumit, kosi natyral rekomandohet të konsumohet për të mbrojtur pankreasin, pasi ai parandalon infeksionet, ndihmon tretjen e ushqimeve dhe përmirëson aftësitë mbrojtëse të të gjithë organizmit.

  • Kërpudha e kuqe

Përdoret në mjekësinë aziatike për të rivendosur ekuilibrin e trupit, për të parandaluar inflamacionin e indeve pankreatike, të cilat mund të çojnë lehtësisht në kancer nëse nuk trajtohen. Kjo kërpudhë është konsideruar jotoksike dhe nëse merret çdo ditë me ushqimin tuaj nuk shkakton asnjë efekt anësor.

  • Djathi i sojës

Duke qenë se përmban pak yndyrna dhe shumë proteina, djathi i përgatitur nga qumështi i sojës pasuron trupin me proteina, duke forcuar në këtë mënyrë imunitetin. Duhet konsumuar me shumë kujdes, jo bashkë me mishin, pasi yndyra që përmban ky i fundit mund të nxisë problemet e pankreasit.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page