top of page

Ja pse ecja është më e shëndetshme se vrapimi !

  • Sep 9, 2017
  • 3 min read

Vrapimi dhe ecja janë aktivitete fizike që mund të kryhen kudo, në çfarëdo kohe, nuk kanë kosto dhe konsiderohen aktivitetete të shkëlqyera sociale.

Ato janë absolutisht të favorshme në botën e fitnesit, dhe konsiderohen prej ekspertëve si ushtrime aerobike të shkëlqyera, që ndihmojnë në rastet e personave që duan të bien në peshë, përmirësojnë humorin, sigurojnë energji, stabilizojnë presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, si dhe pakësojnë rrezikun e kancerit, diabetit të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Për disa individë, ecja është më e preferuar, si një mënyrë që i çon ata diku, por ajo është aktualisht një nga gjërat më të mira që mund të kryejë trupi juaj. Ajo shëron trupin, rregullon paraqitjen fizike dhe siguron shëndet afatgjatë.

Çdo hap që ju bëni vë në lëvizje sistemin kardio-vaskular, tonifikon muskujt, rrit fuqinë e tyre për të djegur yndyrna dhe ul shanset për një sërë sëmundjesh.

Ecja dhe vrapimi

Krahasuar me vrapimin, ecja e shpejtë është më efektive në pakësimin e rriskut për sëmundje të zemrës, kur harxhimi i energjisë gjatë këtyre aktiviteteve është i balancuar.

Për arsye studimore, një grup studiuesish krahasuan rezultatet e dy studimeve të veçanta, të kryera për 6 vite. Ata studiuan 33,060 vrapues të moshës 18-80 vjeç. Rezultatet treguan se edhe pse pjesëmarrësit e të dy grupeve shpenzuan të njëjtën sasi energje, ata që ushtruan ecjen përfituan efekte më të dobishme për shëndetin krahasuar me vrapuesit. Vrapimi rezultoi se reduktonte rriskun për sëmundje të zemrës me 4.5%, ndërsa ecja me 9.3%.

Gjithashtu, ecja kishte impakt më të mirë mbi faktorët kryesorë që nxisin sëmundjet e zemrës, si më poshtë:

  • Ecja reduktoi rriskun e hipertensionit të shfaqur për herë të parë me 7.2%, ndërsa vrapimi me 4.2%.

  • Ecja reduktoi rriskun për rritje të nivelit të kolesterolit për herë të parë me 7%, ndërsa vrapimi me 4.3%.

  • Së bashku, ecja dhe vrapimi reduktuan rriskun e diabetit të sheqerit për herë të parë me 12%.

Drejtuesi i këtij studimi, Laboratori Kombëtar i Kalifornisë, konkludoi se si ecja mesatare ashtu edhe ajo intensive ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetsore, sepse të dyja përfshijnë të njëjtët grupe muskujsh.

Ndryshimi qëndron vetëm në intensitetin e këtyre aktiviteteve. Meqenëse si gjatë ecjes ashtu edhe gjatë vrapimit supozohet se shpenzohet e njëta sasi energjie për të njëjtat përfitime shëndetsore, duhet të ecnit më gjatë sesa do t’ju duhej të vraponit, për të patur të njëjtat përfitime shëndetsore.

Ecja është e dobishme për të gjithë

Ecja është një aktivitet argëtues për fillestarët e fitnesit, ose personat e diagnostikuar me probleme të veçanta shëndetsore. Personat obezë do ta ekspozojnë trupin ndaj një stresi më të vogël nëse zgjedhin ecjen dhe jo vrapin.

Vrapimi është më i vështirë, kështu që mundësia e dëmtimit gjatë tij është shumë e madhe. Ekspertët e fitnesit e konsiderojnë atë një aktivitet me rrisk të lartë për dëmtime të gjunjve, kofshëve dhe baçinit. Nga anat tjetër, ecja shkakton më pak, për mos të thënë aspak dëmtime të tilla.

Mjaftojnë 10.000 hapa në ditë që një femër të ndihet 4.6 vjet më e re, dhe një mashkull 4.1 vjet më i ri. Të ecësh është më e lehtë gjatë orëve të punës, për të shkuar në një takim ose për t’u ushtruar në një pajisje ushtrimore në zyrë.

A preferoni ende vrapin apo ecjen?

Nëse ende preferoni vrapimin, duhet të dini që ai është më i vështirë se ecja, duhet të mbështetet në një program fitnesi, në mënyrë që të përfitoni sa më shpejt efektet e pritshme. Gjithashtu, ju këshillojmë të blini këpucë cilësore dhe të rehatshme që të vraponi siç duhet.

Shtojeni gradualisht distancën dhe shpejtësinë e vrapimit, në mënyrë që të ushtroheni mjaftueshëm, duke ruajtur ndërkohë edhe shëndetin e trupit në përgjithësi dhe atë të zemrës në veçanti.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page