Dieta Vegjetariane dhe sëmundjet e zemrës
- Sep 9, 2017
- 1 min read

Sipas studimeve, dieta vegjetariane ka rezultuar efikase në uljen e riskut për vdekje nga sëmundjet e zemrës me 24%. Faktori më i fuqishëm që ndikon në uljen e kolesterolit është konsumimi i produkteve bimore, të cilat përmbajnë fibra të tretshme, yndyrna të pangopura dhe fitokimikate.
Efekti i dobishëm i dietës vegjetariane konsiston në reduktimin e nivelit të yndyrnave në gjak, që pasohet edhe nga ulja e riskut për sëmundje të zemrës.
Megjithatë, duhet patur parasysh që:
disa prej dietave vegjetariane mund të jenë të mangëta në vitaminë B12, gjë që shkakton rritjen e niveleve të homocisteinës, duke krijuar një faktor risku për sëmundjet e zemrës.
vegjetarianët nuk mund të marrin acidin Omega‑3, që konsiderohet i rëndësishëm për uljen e riskut të sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh për faktin se peshku, që është burimi kryesor i këtij acidi yndyror, nuk përfshihet në ushqimet që konsumojnë vegjetarianët.
Për këto arsye, personat që respektojnë këtë tip diete, duhet të marrin shtesa ushqimore të pasura me vitaminë B12 dhe acide yndyrore Omega-3.



























Comments